Blloku Politikë
Studenti dixhital - përpjekja e Berishës, PD-së dhe LSI-së për të vjedhur protestën
Qeveria është në hall. Në hall të madh madje. Por ironikja është se opozita është në një hall edhe më të madh. Ajo ka dalë në vend të dytë të përfaqësimit të kundërshtimit të qeverisë. Protesta e studentëve e bëri këtë gjë. Ndaj edhe pamë aty para ca ditësh ndonjë gazetar të çquar që po bënte rikonjicion.
Për ta zgjidhur këtë situatë që po e vendos PD-në dhe LSI-në në rolin e vet të pazarit, lakuriq fare, PD-ja po përpiqet të njollosë protestën, apo me shpresë ta vjedhë atë.
Video/Studentët refuzojnë ministren e Arsimit, Lindita Nikolla
Pse nuk ka protestë para Ministrisë së Gjiknurit?
Sot banorë të zonës së Astirit kanë dashur t'i bashkohen protestës së studentëve të Ministria e Arsimit, por kjo ka shkaktuar përplasje mes tyre. “Nuk duam, nuk ju pranojmë, nuk duam politikë”-thanë protestuesit studente, të cilët nuk duan të bashkojnë kauzat, pasi janë çështje të ndryshme.
Funerali i një feste të vjedhur
Sot është përkujtuar 8 dhjetori i vitit 1990. E ka përkujtuar Partia Demokratike, një parti që qeverisi Shqipërinë për të kontribuuar për katastrofën e sotme.
Për të pafundmin vit rresht aty ka folur Sali Berisha, ka përsëritur elozhet standarde, ka ngritur lart figurën e Azem Hajdarit. Ka bërë thirrje për largimin e qeverisë. Ka folur Lulëzim Basha, i emëruari kryetar i kësaj partie, fjalët e të cilit nuk kanë ndonjë rëndësi.
Kanë folur zyrtarë të tjerë që janë numra në grazhdin e opozitës që funksionon me vetëpunësim.
Video/Protesta e studentëve përqendrohet para Ministrisë së Arsimit
Nga Olti Peçini tek Avdiol Dobi. Nga Sali Berisha tek Edi Rama...
Një mjek stomatolog dhe një recepsionist mund t’i bashkojë çdo gjë në këtë botë, por vetëm në Shqipërinë e Sali Berishës dhe të Edi Ramës, që është e njëjta gjë, i bashkon fakti se ata bëhen pronarë kompanish që marrin konçesione në milliona euro.
Ja shembulli:
Më 16 shtator 2013 qeveria e z. Berisha kaloi në Parlament dhe miratoi kontratën koncesionare të skanimit fituar nga OSI Systems. Kjo e fundit I kalon 49% të aksioneve për vetëm 5 mijë lekë të vjetra një partneri shqiptar, S2 Albania, në drejtimin e një dentisti me emrin Olti Peçini.
Skandali i Unazës së Re, dy rrugë për Gjiknurin: Dorëheqje, ose pranga
Skandali i zbuluar nga tpz.al ku një kompani që fiton tendera publikë në Shqipëri ka falsifikuar firmën e një zyrtari amerikan përbë një pikë ngopjeje për raportin që kjo qeveri ka me ligjin dhe legjitimitetin.
Video/Nuk kërkoi falje, zgjodhi rrugën e Ramizit
Zakonisht kryeministri Edi Rama kërkon falje kur e sheh punën keq. Kërkoi falje për Kushtetutën që e katandisi në një rreckë, u kërkoi falje kuksinaëve.
Por sot ai ka vendosur të përmbushet si politikan duke imituar Ramiz Alinë që 28 vjet më parë pranoi të takonte studentët që më pas u bënë pjesë e partive politike. Me këtë rast Rama ka shansin t'i vjedhë përfundimisht PD-së datën, 8 dhjetor, të cilën e ka uzurpuar si të vetën, ndonëse studentët e injoruan ftesën e tij për dialog në studio.
BE jep 94 mln euro për Shqipërinë
BE-ja jep 94 milionë Euro për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Siç thuhet ne faqen e delegacionit europian, fondet e BE-së do të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, duke vazhduar mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi.
Protestë paradite, Kuturu në mbrëmje
Protesta e studentëve që befas në një fillm dhjetori u kujtuan për kushtet e vështira dhe tarifat e larta, ka hyrë në ciklin e diskutimit politik dhe publik. Në të vërtetë protesta e studentëve ose apelojnë për ndryshime radikale, ose të paktën fitojnë së betejën e argumenteve.