Blloku Politikë
Përballë mashtruesin Erion Veliaj në krah PD që bën avokatin e tij
Që Partia Demokratike është një opozitë pazaresh dhe flirti me pushtetin këtë e vulosi Lulzim Basha me marrëveshjen e 18 Majit dhe një mori qëndrimesh që kjo parti ka mbajtur në mbrojtje të klientelizmit të qeverisë.
Këtë e përforcon së fundmi edhe një zë nga vetë brenda PD-së që motivoi dorëheqjen nga posti i këshilltarit të PD-së në bashkinë e Tiranës duke denoncuar pikërisht këtë sinergji, përlyerjen e opozitës në interesat e Erion Veliajt.
Video/Berisha: Votoni vettingun në politikë, ose me armë rrugë!
Pjesë nga fjala e ish-Kryeministrit Sali Berisha sot në parlament, ku është folur për propozimin e vettingun në politikë:
Dialog me studentët, kryeministri kalon pasditen në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
Lidhja politike dhe “profesionale” e kreut të ri të KLGj-së, Naureda Llagami
Naureda Llagami është zgjedhur sot në krye të Kolegjit të Lartë të Gjyqësorit, një institucion përcaktues në zgjedhjen e gjyqtarëve. Në media kanë qarkulluar shumë pak informacione për znj. Llagami, e cila thuhet se ka punuar në Gjykatën e Lartë në pozicion eksperti. Mirëpo duket se lidhjet politike të znj. Llagami në fjalë nuk mungojnë. Madje mundet që ato të jenë një ndër arsyet e këtij “katapultimi”.
Pakti për Arsimin apo Pakti për mashtrimin?
Kush ka ndjekur turin e dialogut mes kryeministrit Edi Rama dhe studentëve, mund të ketë vënë re se kreu I qeverisë ka përsëritur dhe vazhdon të përsërisë fjalën Dialog.
Shpifja(pretendimi) në përpjestim të drejtë me mungesën e informimit nga institucionet publike
Kryeministri ka nisur luftën kundër shpifjes duke përpiluar një paketë nenesh që janë shumë të diskutueshëm, por nga ana tjetër sjellja e institucioneve publike lidhur e dhënien e informacionit është përkeqësuar. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave dhe të drejtën e Informimit, Besnik Dervishi, raportoi sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku ka bërë të ditur se numri i ankesave për informimin këtë vit është rritur me më shumë se 200 në krahasim me vitin e kaluar.
Kandidat i tepsisë
Kujt opozite t’i besohet? Kjo është një pyetje që ka zënë vend në diskutimin politik të paktën që nga maji i vitit 2017. Dhe duket se do të mbetet pa përgjigje për një kohë të madhe. Sot Partia Demokratike, përmes përfaqësuesve të saj, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj si përgjegjës të një afere të re që fshihet pas projektit të Unazës së Madhe:
Video/Takimi i kryeministrit me studentë në universitetin e Vlorës
Gent Ibrahimi zgjidhet kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Gent Ibrahimi është zgjedhur sot kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo është vendosur në mbledhjen e parë të këtij këshilli që është konstituuar pak ditë më parë.
Me zgjedhjen e Ibrahimit krijohet mundësia ligjore që brenda pesë ditëve të hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm, që aktualisht funksionon si zgjedhje e përkohshme.
KLP-ja 11 anëtarë dhe ajo parashikohet si organ në Kushtetutë së bashku me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, mbajtur peng prej dy vitesh për shkak të vettingut dhe një sërë procedurash që janë në shkelje afatesh.
Zjarrëfikësi ndërkombëtar Soreca ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë
Nuk vonoi që edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë të lëshojë pompën e vet të ujit mbi zjarrin e protestave. Kreu i tij, Luigi Soreca ka shpërndarë sot një deklaratë përmes së cilës bën thirrje për dialog, por edhe kujton sesa të mira janë protestat: