Blloku Politikë

Puthe fort Sajmirin zoti Kryeministër!

Postuar në 31 Dhjetor, 2018 14:47

Gazetarët  duhet ta mbyllin vitin duke i kërkuar ndjesë Tahirit për ato që kanë shkruar për të.  Kërkojini falje për ça i bëtë, pasi jua dhanë juve faktet ata dy të zullumit, që mbushët dynjanë me lajme.  Kërkojini falje pastaj shohim të tjerat.

Kryeministri që i përvidhet vetes. Asnjë fjalë për arsyet e ndryshimeve në qeveri

Postuar në 31 Dhjetor, 2018 13:01

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp me gazetarët që vazhdon që nga mëngjesi. 

Përtej arritjeve të shkëlqyera të këtij viti, vendosjes së barazisë në ekonomi, zbatimit të ligjit etj., Rama ka sqaruar edhe pse ka emëruar ministrat që ka emëruar, por pa qenë në gjendje të sqarojë pse hoqi ata që hoqi. Me sjelljen e atij që kapet pas fijes së barit, kryeministri ka gjetur të ashtuquajturin debat për ministrin e ri të Jashtëm për të bërë ca leksione qytetarie. 

Me sytë nga ëndrra e mandatit të tretë(video)

Postuar në 30 Dhjetor, 2018 17:28

Për kryeministrin Edi Rama po flitet se po punon shumë për mandatin e tretë. Në mars 2017, Ben Blushi bënte thirrje për shqiptarët që të mos i jepnin Ramës një mandat të dytë, një njeriu që sipas tij kishte mbushur Shqipërinë me hashash. Sot fjalimi i Blushit qëndron në planin argumentativ, ndonëse Blushi vetë me gjasë e ka harruar veten e tij në këtë rol. Patjetër që arsyet janë shtuar dhe shumuar e për të cilat nuk ka nevojë për blushër që të thuhen. 

"Veriu nuk mbështetet nga qeveria në raport me kontributin që jep"

Postuar në 30 Dhjetor, 2018 16:35

Bashkia e Shkodrës dhe rajoni i veriut në tërësi nuk kanë marrë nga qeveria vëmendjen që meritojnë. Në një intervistë për Televizionin Tema, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se rajoni i Shkodrës dhe veriu në tërësi nuk është trajtuar me investime nga qeveria në raport të drejtë me kontributin që kanë në GDP-në e vendit, për shkak të burimeve të shumta natyrore.

Largimi i paarsyetuar dhe i dyshimtë i ministrit të Jashtëm

Postuar në 28 Dhjetor, 2018 15:03

Në listën e ministrave që Edi Rama ka larguar sot ka rënë në sy ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. I papërfolur për ndonjë skandal financiar sikundër Gjiknuri dhe Ahmetaj, apo pa krizat e Lindita Nikollës me studentët, Bushati ka patur një drejtim objektiv dhe me disa arritje. Në parantezë po themi se ministri i Jashtëm nuk arriti të krijonte autonominë e një figure që ka autoritetin e vet të padiskutueshëm për çështjet e politikës së jashtme, por megjithatë ai nuk hyn te servilët e Edi Ramës apo te ministrat që riprodhojnë gjuhësisht kryeministrin.

Meta skeptik për ndryshimet në qeveri: Duket makiazh

Postuar në 28 Dhjetor, 2018 14:50

Për ndryshimet në qeveri u pyet sot edhe Ilir Meta. Ai la të kuptohet se zëvendësimi i ministrave mund të mbetet një makiazh për të kapërcyer goditjen e rëndë që ka marrë imazhi i kabinetit socialist pas protestës së studententëve dhe skandaleve me Unazën e Madhe. 

Një profesionist i zhgënjimit

Postuar në 28 Dhjetor, 2018 12:38

Qeveria e re e Shqipërisë do të ketë vetëm një person politik: kryeministrin Edi Rama. Erjon Braçe që bashkëngjitet si zv.kryeministër është aty si një lloj kundërpoli që kompenson tëhujaëzimin e plotë që ky cabinet ka jo vetëm me vendin dhe qytetarët, por edhe me vetë Partinë Socialiste. Dy ministra të rinj, në arsim dhe në politikën e jashtme, vijnë nga Kosova. Po si teknicienë të preferuar të kryeministrit dhe jo si njerëz që kanë mëtuar karrierë politike.

Pronari i PS-së shkarkon gjithë shokët nga qeveria

Postuar në 28 Dhjetor, 2018 11:15

Sot Edi Rama ka shpallur pronësinë mbi Partinë Socialiste dhe qeverinë e dalë prej saj. Në logorenë e tij që nuk mbaronte para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, zoti Rama iu kundërvu krititkëve të qeverisjes duke shpalosur suksese të mëdha në drejtimin e vendit prej tij si rritje ekonomike, hapje e 262 mijë vendesh të reja pune, barrë më e ulët fiskale, balancim depozitash në favor të depozituesve të vegjël  dhe mbi të gjitha: dhënie fund të tranzicionit. 

Kryeministri nuk qeveris dot me burra: Qeveria e re do të ketë 50% gra

Postuar në 28 Dhjetor, 2018 10:56

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste se qeveria do të ndryshojë. Duke folur për forumin e gruas që sipas tij nuk funksionon, Rama bëri të qartë se qeveria e re do të ketë 50% gra. 
Ndryshimi në qeveri është përfolur prej disa kohësh qëkurse Kryeministri mori një dackë të nxehtë nga protesta e studentëve të cilën po e shfrytëzon për të shqepur qeverinë që e qepi vetë në vitin 2017.

Del prapë emri i Safet Gjicit si klient i Ramës

Postuar në 27 Dhjetor, 2018 17:11

Kudo ku kryeministri gërrmon të gjejë fajtorë del më vonë që zullumi ka rrënjë edhe në qeveri apo njerëzit në lidhje me pushtetin, të njohur ndryshe edhe si klientë të qeverisë.

Në të ashtuquajturin dialog për Universitetin, kryeministri Rama përmedni disa herë shpenzimet stratosferike që janë bërë nga Universiteti i Durrësit dhe i Elbasanit për sigurinë e këtyre dy institucioneve.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë