Blloku Bota
T. G. Ash: Anglo -saksonët janë rrëzuar, por është shpejt të mos i llogarisësh fare ata
Timothy Garton Ash shtron një pyetje që tanimë po bëhet e zakonshme në mediat e njohura të Perëndimit: a përfaqëson Brexit dhe fitorja e Donald Trump rënien e perëndimit? Më tej Ash pyet nëse lëmë mënjanë Perëndimin, a mund të flasim për fundin e Perëndimit anglo-sakson? Ai e nis shkrimin me një pasazh nga një përvojë e vockël në një farmaci në ShBA ku edhe shihet se me Trump, një pjesë e amerikanëve po përjetojnë dhe bashkëjetojnë me atë që është fundi i një kohe.
Talat Xhaferi zhvillon konferencë për shtyp në dy gjuhë. Zyrtari shqiptar do të mbajë fjalën në Ditën e Republikës së Ilindenit
Kreu i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, ka deklaruar se do të mbajë një fjalim më 2 gusht me rastin e Ditës së Republikës së Ilindenit në Krushevo. Kryengritja shënon nisjen e procesit të pavarësimit të Maqedonisë nga pushtimi Osman dhe kësaj radhe është një zyrtar me origjinë shqiptare që do të mbajë fjalën e rastit. Kryengritja ka ushqyer nacionalizmin maqedonas, por edhe atë bullgar pasi ka patur jo pak debate nga të dyja palët për karakterin e saj.
Drejt kanonizimit
Alolzije Stepinac duket se do të kanoizohet nga Vatikani. Kardinali kroat që ka shkaktuar shumë polemika mes Serbisë dhe Kroacisë, do të hyjë në panteonin e katolicizmit, pavarësisht akuzave që i bëhen për mbështetjen morale dhe verbale që i dha regjimit të ustashëve të Paveliçit në Luftën e Dytë Botërore. Në lojë kanë hyrë edhe aktorë të jetës publike në Izrael, si profesori I historisë Gideon Greif dhe rabini Avraham Krieger, meqenëse regjimi i ustashëve krijoi dhe administroi kampin e Jasenovacit, i cilësuar ndër më të tmerrshmit.
Video/Incidenti detar në Gjirin Persik mes marinës së SHBA dhe njësive iraniane
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka publikuar videon e incidentit të 25 korrikut mes anijes USS Thunderbolt dhe një anijeje iraniane në gjirin arabik siç quhet Gjiri Persik në komunikimin radio të marinës amerikane. Sipas lajmeve të publikuara nga mediat pranë Marinës amerikane, anija iraniane ka refuzuar të pranojë komunikimin radio dhe për këtë arsye USS Thunderbolt ka kryer qitje paralajmëruese. Kjo ka sjellë ndryshimin e kursit nga anija e Gardës Revolucionare, duke shënuar kështu një incident të rëndë mes të dyja vendeve në një zonë shumë të nxehtë.
Ish-kreu ushtarak i NATO-s, Stavridis: "Maqedonia do t'i bashkohet NATO-s".
James Stavridis, ish-komandanti i NATO-s, deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se Maqedonia do të jetë vendi i radhës që do t’i bashkohet Aleancës. “Shpresoj që Greqia do të jetë në gjendje të bashkëpunojë me Maqedoninë në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit që do të hapë derën për anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO. Mendoj se Maqedonia do të jetë vendi tjetër që do t’i bashkohet NATO-s dhe ky do të jetë një hap në konsolidimin e Ballkanit”, tha ai.
Sanksionet e SHBA, prekin kompanitë europiane. Probleme serioze edhe me Turqinë
Sanksionet e miratuara së fundmi nga kongresi amerikan ndaj Rusisë, pritet të provokojnë ndarje edhe më të thella me BE-në dhe brenda vetë BE-së. Mediat bëjnë me dije se paketa e re e sanksioneve prek përmes gjobitjes edhe ato firma apo kompani europiane që marrin pjesë në projekte energjetike të importit të gazit nga Rusia. Agjencia “Reuters” shkruan se në këtë paketë preken disa kompani që janë pjesë e Rrymës Veriore, gazsjellësi i madh që do të sjellë gazin nga Rusia në Europën Qendrore dhe Veriore.
Britani, makinat me naftë do të nxirren nga qarkullimi pas vitit 2040
Britania e Madhe vendos të ndalojë qarkullimin e makinave me naftë duke nisur nga viti 2040. Oaketa financiare që synon zbatimin e politikave të tilla mjedisore shkon në 3 miliardë stërlina dhe siç raporton BBC-ja ajo është pjesë e një strategjie për ajrin e pastër që sugjeron mbështetje për makinat elektrike. Vendimi favorizohet edhe nga vendimet e gjykatave që kanë konstatuar se nivelet e ndotjes së ajrit janë të dëmshme dhe mbi nivelet e lejuara, çka i jep çështjes karakter ligjore detyrues.
Kongresi amerikan miraton sanskione të reja për Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut
Kongresi amerikan ka miratuar me shumicë absolute votash 419-3 vendosjen e sanksioneve të reja për Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut. Ky është një hap tjetër që provon tensionin e lartë në marrëdhëniet ndërkombëtëre, por edhe probleme jo të vogla brenda vetë SHBA. Kështu raportohet se Kongresi e detyron presidentin e SHBA-së që të kërkojë miratim paraprak për heqjen eventuale të sanksioneve, duke kufizuar Donald Trump për çdo iniciativë në këtë drejtim. Vetë Shtëpia e Bardhë përmes zv.
Tensioni në Gjrin Persik, Emiratet financojnë dokumentar kundër Katarit: Organizoi sulmet e 11 shatorit
Kriza e fundit në Gjirin Persik, ku Katari i është nënshtruar një embargoje të drejtuar nga Arabia Saudite, arrin në pika të reja. Sky News Arabia, një televizion që zotërohet pjesërisht nga familja mbretërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka njoftuar publikimin e një dokumentari të quajtur: “Katari…rruga për në Manhatan” sipas të cilit akuzohet shteti i vogël arabik si përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit. Ai përqendrohet në vizitën e Khalid Sheikh Mohammad në Katar në vitin 1996 si dhe mbështetjen që ky i fundit i dha personit në fjalë.
Falimenti moral i BE-së
Në një opinion publikuar në “Project Syndicate”, Chris Patten, ish-komisioner i BE-së për punët e jashtme, flet për krizën morale të BE-së. Sipas tij politika e unionit po tregëton modelin e të mirave material për të humbur busullën e orientimit moral në një botë që ka përherë e më shumë nevojë për një Europë të fortë.
Patten, e cilësin këtë reduktim të projektit europian duke e quajtur “bashkim doganor I glorifikuar”, ndërkohë që vende si Kina, Turqia dhe më afër, Hungaria apo Greqia, po ofrojnë ose po lëvizin në kërkim të alternativave.