Blloku Bota

Tensione mes Serbisë e Kroacisë. Kryeministri kroat: Operacioni "Stuhia" shkatërroi ëndrrën e Serbisë së Madhe

Postuar në 04 Gusht, 2017 21:21

Serbia dhe Kroacia janë përfshirë së fundmi në një tjetër përplasje që i shtohet tensioneve edhe kështu të larta. Kësaj radhe është një deklaratë e kryeministrit kroat, Plenkoviç, gjatë një fjale me rastin e përvjetorit të operacionit Stuhia, që ka trazuar ujërat. 

Epoka e Facebook/Presidenti turkmen në "aksion"(video)

Postuar në 04 Gusht, 2017 12:09

Ky është presidenti i Turkmenisë, Gurbanguly Berdymukhamedov, që shfaqet në një video propagandistike si një James Bond i kompletuar në artet marciale. Presidenti është unik në vetëpromovimin e kultit të tij, me një statujë në kryeqytetin Ashgabat(https://www.theguardian.com/world/2015/may/25/horse-turkmenistan-preside...), e veshur e gjitha me flori 24 karat.

Turqia hap bazë ushtarake në Somali

Postuar në 04 Gusht, 2017 11:09

Gara për prezencë ushtarake në pika jashtëterritoriale shtetërore po përfshin përherë e më shumë vende. Kina është vendi kryesor që po mbështet dhe investon për prezencën ushtarake në Afrikë, por së fundmi edhe Turqia, një vend me kapacitet shumë më modest, po kërkon të rrisë prezencën.

Greqi, të majtët ndryshojnë traditën e mbajtjes së flamurit nga nxënësit e shkollave

Postuar në 04 Gusht, 2017 08:58

Në Greqi politika ka shpikur së fundmi një debat të ri që prek një traditë të gjatë të festimeve të ditëve kombëtare të vendit. Me anë të një dekreti të presidentit Pavlopoulos, rregulli I mbajtjes së flamurit kombëtar grek nga nxënësit më të dalluar të shkollave, është ndryshuar. Këtej e tutje nxënësit që do të mbajnë flamurin do të zgjidhen me short. Gazeta konservatore “Kathimerini” shkruan se një arsye që është bërë kjo ndërhyrje është ardhja e imigrantëve pas vitit 1990 dhe përzgjedhja e detyruar në disa raste e fëmijëve të tyre si flamurmbajtës për shkak të rezultateve.

Sondazhi/SHBA si kërcënim - Turqia në vend të parë

Postuar në 03 Gusht, 2017 12:50

Imazhi i SHBA-së në botë është ndoshta në kuotat më të ulëta. Një vëzhgim i kryer nga Pew Research Center, kryer në 30 vende  në vitin 2013 dhe tani, pra 4 vite më pas, dëshmon për rritjen e një fryme antiamerikane në mbarë globin. 38% e njerëzve mendojnë se SHBA pëërbën kërcënim kryesor për vendin e tyre, krahasuar me 13% që ishte kjo shifër në vitin 2013.

Edhe Polonia pritet të rihapë çështjen e reparacioneve me Gjermaninë

Postuar në 03 Gusht, 2017 10:36

Me Gjermaninë është e lehtë të bësh diplomaci. Mjafton të përmendësh reparacionet e luftës. E bëri Greqia gjatë kohës më të vështirë të krizës financiare, por së fundmi po e vendos në axhendë edhe Polonia. Bloomberg raporton se deputetët e partisë Ligj dhe Drejtësi, që ka shumicën, po rishikojnë mundësinë nëse do të kërkojnë reparacione të mëtejshme nga Gjermania ose jo për LIIB. Kreu i partisë Jaroslaw Kaczynski deklaroi një javë më parë se “Polonia po përgatit një kundërfensivë historike”, ndonëse Polonia e regjimit komunist e ndërpreu kërkesën për reparacione pas vitit 1953.

“Shpresa për raporte të reja me SHBA, vdiq. Trump do ta largojnë nga detyra”

Postuar në 03 Gusht, 2017 01:04

Vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë nga SHBA, ka tensionuar marrëdhëniet mes të dyja vendeve, edhe kështu shumë të brishta. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri rus, Dimitry Medvedev shkruan se me aktin e fundit, SHBA ka hapur luftë të plotë tregëtare dhe se marrëdhniet nuk shpresë se do të përmirësohen.

Ministri serb i Mbrojtjes: Po armatosemi sepse po armatosen të gjithë. Ushtria për luftë është

Postuar në 02 Gusht, 2017 16:12

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksander Vulin ka bërë sot disa komente rrethe strategjisë ushtarake serbe dhe armatosjes së vendit. Sipas Vulin armët dhe ushtritë janë bërë për luftë dhe jo për paqe, duke shtuar se me dokumentin e ri që do të publikohet në fund të vitit do të zbardhen kërcënimet që vlerëson ushtira dhe përgjigjet ndaj tyre. Ai ka shtuar se nuk ka ushtri në botë që të disponojë burime njerëzore, struktura të mjaftueshme, që të përballojë e vetme sfidat që I shtrohen për zgjidhje. Sipas tij përgatitja ushtarake kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë.

Pakti i dy gjeneralëve për të mbikëqyrur presidentin Trump

Postuar në 02 Gusht, 2017 10:41

Donald Trump duket se po kthehet në një problem serioz politik me këmbënguljen e tij për protagonizëm dhe obsesionin me imazhin. Associated Press raporton se ish-sekretari për Çështjet e Brendshme, John Kelly, një ish-gjeneral që së fundmi drejton kabinetin e presidentit, ka debatuar ashpër më këtë të fundit, për çështjen e pranimit të njerëzve me origjinë nga vende të konsideruara të rrezikshme. Kelly kërkoi largimin e këshilltarëve të tjerë nga mbledhja për të folur hapur me Trump dhe ia arriti duke i parashtruar presidentit se disa njerëz kanë arsye legjitime për të vizituar SHBA.

Një raport për autonominë ushtarake të BE-së

Postuar në 01 Gusht, 2017 14:33

Franca dhe Gjermania kanë hartuar një plan "bashkëpunimi të përhershëm strukturor" për çështjet e mbrojtjes, pas takimit të muajit të kaluar në Këshillin Evropian, i cili diskutoi opsionet për "autonominë strategjike" në mbrojtjen e BE-së.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota