Blloku Bota
Shërbimet sekrete konfirmojnë: Korea e Veriut ka gati raketat bërthamore
Është përhapur me shpejtësi një lajm sipas të cilit Korea e Veriut disponon koka bërthamore të miniaturizuara sa për t’u instaluar në një raketë ndërkonitentale. Kjo e bën Korenë e Veriut një vend që e ka armatimin bërthamor armë strategjike efektive. Lajmi i atribuohet agjencisë DIA në SHBA dhe ka rrjedhur përmes gazetës “The Washington Post”. Kriza koreane po shenjon administratën Trump, e cila ka hequr dorë nga zona të tjera për t’u përqendruar në Paqësor.
Pasojat e Brexit ushqejnë idenë e një aplikimi në BE të Izrael - Palestinë
Bashkimi Europian duket se tërheq ende idetë dhe imagjinatën e vendeve në krizë. Edhe pse në krizë ekzistenciale vetë, edhe pse është një union që nuk dëshirohet më aq shumë edhe nga vetë qytetarët e vet, sërish, kostot që po verifikohen me Brexit, e bëjnë atë një model që vështirë se konkurohet. Një opinion në New York Times që theksonte se përfundimi i procesit të Brexit do të rikthente kufijtë për dy Irlandat, ka nxitur idenë e një zgjidhjeje europiane edhe për konfliktin izraelito-palestienz.
NATO zhvillon stërvitjen e parë në territorin serb
NATO hedh një tjetër hap drejt afrimit të Serbisë në rrezen e vet të ndikimit. Në muajin tetor të vitit të ardhshëm, anëtarët e Aleancës do të zhvillojnë stërvitjen e parë në tokën serbe, REGEX18, një lajm që raportohet nga Radio Evropa e Lirë dhe është rishpërndarë në mediat serbe.
Kjo është stërvitja e parë që zhvillohet në territorin e Serbisë, vend që ka marrë pjesë si vëzhguese në 20 stërvitje nën Partnetitetin për Paqe, programi që hap procesin e anëtarësimit.
Carla Del Ponte dorëhiqet nga hetimi i krimeve të luftës në Siri
Duke akuzuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mosveprim dhe mungesën e vullnetit politik, Carla del Ponte njoftoi se është tërhequr nga Komisioni i Hetimeve të OKB-së për krimet e luftës në Siri, duke pretenduar se roli i saj ishte në fund të fundit vetëm një "pretekst".
Del Ponte, e cili ka shërbyer si prokurorët për krimet e luftës në Ruanda dhe ish-Jugosllavi, ka thënë se "Këshilli i Sigurimit nuk po bën asgjë dhe se për Sirinë nuk ka drejtësi."
Gjermania nis kthimin e azilkërkuesve në Greqi
Gjermania do të fillojë kthimin e azilkërkuesve drejt Greqisë sipas shpërndarjes së kuotave që parashikojnë rregullat e BE-së. Ky rregull ishte pezulluar për pesë vjet si pasojë e kushteve të këqija të pranimit. Ministri grek i Migracionit, Yaniis Mouzalas citohet të të jetë shprehur në televizionin gjerman ARD se Greqia ka marrë tashmë 392 kërkesa dhe se janë miratuar një numër i vogël.
Marrëveshja BE-Brexit, Greqia do të kërkojë kthimin e statujave të Parthenonit në këmbim të votës
Greqia do të kërkojë dhe bëjë presion ndaj Britanisë së Madhe për kthimin e statujat e marra në tempullin e Parthenonit. Sipas Alexis Mantheakis, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar për Skulpturat e Parthenonit, kjo gjë mundësohet nga marrëveshja finale e Brexit, e cila duhet të kalojë përmes parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare të BE-së. Sipas zyrtarit në fjalë procesi mundëson për herë të parë që Greqia të përdorë disa leva dhe mjete diplomatike që do ta detyrojnë Londrën të firmosë kthimin e statujave që u morën 200 vjet më parë.
Lobi greko - amerikan, një fantazmë e atij që ishte dikur
Drejtuesi i gazetës greke “Kathimerini” Alexis Papachelas i kushton sot një opinion lobit greko – amerikan. Ky i fundit është shpesh temë lajmesh edhe në Shqipëri dhe ushqen lloj- lloj alibish si për pushtetin e Tiranës, ashtu edhe për ata protagonistë të periferisë politike që ja dalin të qarkullojnë ndonjë fotografi. Për këtë arsye shkrimi i Papachelas ka një farë interesi për të hedhur dritë mbi ndryshimet që kanë ndodhur në atë që konsiderohet si lob i fuqishëm në Shtëpinë e Bardhe, por edhe strategjinë e lobimit.
Usain Bolt bie nga froni në 100 metrat e fundit të karrierës
Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në planet e mbyll karrierën me humbje. Në finalen e 100 metrave të botërorin e atletikës që po mbahet në Londër ai u rendit i treti, me kohën 9 sekonda e 95 të qindat, 3 të qindat më pak se amerikani Xhastin Gatlin.
Julian Assange akuzon publikisht CIA-n
Themeluesi i Wikeleaks, Julian Assange në një opinion të botuar në gazetën "Washington Post" akuzon publikisht CIA-n dhe kreun e saj, Mike Pompeo se janë kundër fjalës së lirë. Asange thotë se Mike Pompeo, në fjalimin e tij të parë si drejtor i CIA-s, zgjodhi t’i shpallë luftë fjalës së lirë dhe jo kundërshtarëve të vërtetë të Shteteve të Bashkuara, duke e konsideruar WikiLeaks si një "shërbim informacioni armiqësor".
Pas firmës ruse Kaspersky, ushtria amerikane ndalon përdorimin e dronëve kinezë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që përcaktoi dhe imponoi rrugëtimin e botës drejt epokës së informacionit online dhe komunikimit, duket se është kujtuar për rreziqet e mëdha që paraqet ajo. Pas kërkesës së Senatit për të hequr nga përdorimi produktet e firmës ruse Kaspersky(http://www.respublica.al/2017/07/29/tensionet-shba-rusi-kongresi-amerika...), në shënjestër kanë ardhur edhe kinezët.