Blloku Bota
Korea e Veriut: Kanë aplikuar për t’u mobilizuar, 3.475 milionë njerëz
Tensioni mes Koresë së Veriut dhe SHBA mbetet i lartë dhe askush nuk mund të thotë me siguri nëse lufta nuk është më çështje e këtyre ditëve apo jo. Agjencia koreano jugore, Yonhap, referon gazetën e Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, sipas të cilës aplikimet për t’’u mobilizuar kanë arritur në shifrën e 3. 475 milionë njerëzve. Mes tyre ka punëtorë, studentë, pensionistë, një masë e madhe kjo që do ta kthente luftën në një përplasje me pasoja shkatërrimtare. Duket se acarimi i Phenianit ka ardhur pas miratimit më 5 gusht të sanksioneve të reja nga Këshilli i Sigurimit në OKB.
Kina deklaron neutralitetin në rast konflikti SHBA – Korea e Veriut
Kina zgjedh neutralitetin nëse Korea e Veriut do të vendosë të ndërmarrë ndonjë sulm që kërcënon SHBA. Mesazhi vjen nga gazeta shtetërore Global Times pak pasi presidenti amerikan Trump ashpërsoi gjuhën e vet dhe kërcënoi hapur Phenianin zyrtar.
“Kina duhet të bëjë të qartë se nëse Korea e Veriut lëshon e para raketat që kërcënojnë territorin e SHBA dhe mandej kjo e fundit kundërpërgjigjet, Kina do të qëndrojnë neutrale”, thuhet në editorial.
Luftë politikë në Shtëpinë e Bardhë. Këshilltari për Sigurinë, McMaster në qendër të sulmeve të krahut të djathtë
Revista “Foreign Policy” publikon sot një memo të hartuar nga Këshilli I Sigurisë Kombëtare që i është sugjeruar për lexim edhe presidentit Donald Trump. Memoja është hartuar më 17 maj të këtij viti dhe sipas revistës ajo gjeneroi një luftë politike që çoi në largimin nga KSK të një numri të madh zyrtarësh të lartë të lidhur me ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn. Autor i Memos është Rich Higgins, që punonte në zyrën e planifikimit strategjik dhe që u largua së fundmi.
Pse Koreja kërcënon me sulm raketor ishullin Guam?
Rrjedhja ndoshta e qëllimshme e informacionit nga ana e Phenianit se do të godasë me raketa ishullin, i cili i takon territorit të SHBA-ve, ka shkaktuar shqetësim në komunitetin ndërkombëtar. Pyetja që ngrihet është pse ky ishull është vënë në shënjestër të liderit të Koresë së Veriut. Përveç faktit se është në një distancë të shkurtër dhe një rakete i duhen vetëm 20 minuta për të mbërritur, në ishull ka dy baza të SHBA, të cilat zënë një të tretën e zonës. Në këto baza ka shumë avionë bombardues amerikan.
Kryeministri malazez: Me hyrjen në NATO, askush nuk e kërcënon më pavarësinë e vendit tonë
Kryeministri malazez Duško Marković ka dhënë një intervistë për Novi Magazin, përmes të cilës ka sqaruar disa aspekte të Samitit të Podgoricës që u mbajt ditë më parë. Sipas tij, organizimi i Samitit dhe prezenca në të e zv.presidentit amerikane, Mike Pence, konfirmojnë rëndësinë e rajonit në kohën që jetojmë dhe e vendosin e Malin e Zi në një kontekst të ri në skenën ndërkombëtare.
Përplasje politike për ndarjen e shtetit nga feja në Greqi
Çështja e fesë ka hapur një debat të madh politik në Greqi, pas disa nismave të qeverisë së majtë të Syriza-s për të çliruar shoqërinë nga konservatorizmi fetar. "Ne nuk jemi talebanët e Ortodoksisë, por Greqia ka një kushtetutë e cila sanskionimin se Greqia është shtet ortodoks". Kështu dejklaroi në një reagim grek Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i pyetur nga stacioni televiziv SKAI, nëse çështja e fesë ndan përfundimisht më dysh qeverinë koalicionit ANEL (Grekët e Pavarur) nga SYRIZA.
Industria e seksit online, apo aty ku “shet mendjen dhe jo trupin”
BBC-ja i kushton sot një shkrim biznesit të seksit online, apo vajzave të kamerave(webcam –girls) në Rumani. Klientët që logohen janë nga Amerika e Veriut dhe Europa Perëndimore. Dy kate në një godinë në Bukuresht janë “kompeksi” i këtij biznesi që ushtrohet në 40 dhoma të dekoruara sipas shijes së duhur për këtë punë. Ata që rrinë përballë kamerës quhen “modele”, kurse ata që shikojnë “anëtarë”. Paratë fillojnë të gjenerohen për “modelet” kur “anëtari” i kërkon kalimin në linjë private të kameras së instaluar në PC.
Kim duke bërë detyrat e shtëpisë
Sot kërcënon SHBA-të me sulm bërthamor, por dikur ishte një nxënës i bindur i së ëmës, Ko Young-hee. Diktatori koreanoverior Kim Jong - un shfaqet duke bërë detyrat nën kujdesin e nënës, e cila mendohet se vdiq në vitin 2004.
"Serbia nuk hyn në NATO me Vuçiç president. Më pas nuk e di"
Tri ditë më parë Radio Evropa e Lirë njoftonte zhvillimin e stërvitjes së parë ushtarake të NATO-s në territorin serb. Sipas kësaj medieje, stërvitja REGEX -2018 do të zhvillohej në Serbi, si pjesë e praktikës në vende të tjera. Mirëpo sot, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka hedhur poshtë këto zëra, duke sqaruar se stërvitja në fjalë është një nismë rajonale dhe ajo nuk ka të bëjë me NATO-n.
Hungari, program patriotizmi në shkolla
Ndërgjegje të fortë kombëtare dhe gatishmëri më të madhe për mbrojtjen e atdheut dëshiron të injektojë tek të rinjtë kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili e udhëzoi Ministritë e Punëve Sociale dhe Mbrojtjes për të krijuar një program të ri arsimor "patriotizmi dhe mbrojtje të atdheut".