Blloku Bota
Turqi, kërkohet heqja e statujës së filozofit Diogjen
Një grup fetar konservator në qytetin e Sinopit në Turqi ka kërkuar heqjen e statujës së filozofit të antikitetit Diogjenit dhe vendosjen e tij në kishën bizantine. Sipas Fondacionit Erbakan nuk bëhet fjalë për qëndrime kundër artit dhe skulpturës por për qëndrime kundër përdorimit të ideologjisë greke në Sinop përmes statujës. Ky nuk është një rast i izoluar në Turqinë e Erdoganit, një vend që po eksperimenton emocionet e veta sipas humorit të Presidentit.
Antitrusti i BE-së ndalon bashkimin e “Bayer” me “Monsanto”
Komisioni Europian ka bllokuar operacionin e bashkimit mes kompanisë Bayer dhe Monsanto duke vepruar mbi bazën e dispozitave antitrust. Bëhet fjalë për një ndër operacionet më të mëdha në tregun global dhe një ofertë prej 66 miliardë euro që kompania gjermane ka dhënë për gjigandin e farërave. Procesi ka qenë i ndërlikuar, ka zgjatur me mua, me oferta dhe kundëroferta, duke mbërritur në finalen e 128$ për aksion. Ideja e kompanisë gjermane të farmaceutikës është që të konkurojë më mirë grupe si “Syngenta”, “Dow Chemical” dhe “Dupont”, edhe këto në proces bashkimi.
Paraja, pika e dobët e pushtetit të Putin
Dikur George Kenan arriti të pikaste dobësinë strategjike të Bashkimit Sovjetik që sipas tij ishte sistemike. Kolapsi ishte brendashkruar në logjikën funksionale të atij sistemi pas të cilit siç u pa nuk mund të kuptohej ekzistenca e vetë shtetit të sovjetëve. Historia i dha të drejtë Kenan, edhe pse ka njerëz që mendojnë se nëse rënia e sistemit ishte e pashmangshme, shpërbërja e BS-së mund të shmangej.
Pas vetëm 26 vjetësh, bota perëndimore sot ndodhet sërish para dilemës me Rusinë dhe pushtetin e saj të dominuar dhe strukturuar nga Vladimir Putin.
Letër e hapur kundër dronëve dhe robotëve ushtarakë: Të ndalet revolucioni i tretë i luftës
Një grup prej 100 drejtuesish të kompanive teknologjike kanë publikuar një letër të hapur, drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës kërkojnë që të parandalohet ajo që ata e quajnë garë e armatimit për armët autonome vdekjeprurëse. Fjala është për dronët dhe të gjithë Sistemet e Armëve Autonome Vdekjeprurëse.
Mbreti i Arabisë Saudite harxhon 100 mln $ për pushimet e verës në Marok
Mbreti Saudi Selman ka harxhuar 100 milionë dollar për pushimet e verës që i ka bërë në Marok. Ai u prit në aeroportin e Tangierit nga kryeministri Saadeddine Othmani për të vijuar mandej në pallatin e tij veror.
1000 njerëz shoqëronin mbretin Selman, ndërkohë që këshilltarët, ministrat dhe të afërmit u rregulluan në hotelet më luksoze të qytetit. Vizita e mbretit ishte një moment shumë i mirë për ekonominë lokale dhe sipas të dhënave vetëm shifra e harxuar parashikohet të zërë 1.5% të të ardhurave nga turistët e huaj.
Afganistani: 16 vjet luftë, mijëra të vdekur dhe një fund i paqartë
Më shumë se 15 vjet pas fillimit të Operacionit "Liria e Qëndrueshme" në Afganistam, bilanci i luftës së amerikanëve ka ngritur shumë pikëpyetje mbi atë që quhet Lufta me e gjatë e Amerikës.Vera e vitit 2017 ka qenë e përgjakshme në Afganistan, me qindra të vdekur. Bombat vetëvrasëse kanë shënjestruar funerale dhe banka. Një shpërthim masiv në qershor vrau të paktën 150 persona në kryeqytetin Kabulit, ndërsa një tjetër sulm tronditi një xhami shiite.
Perëndimi i ISIS dhe aktualizimi i një krize edhe më të rëndë: Çështjes kurde
Egjipti është aktori më i ri në skenën siriane. Gazeta izraelite “Haaretz” raporton se Kajroja ka marrë leje nga sauditët dhe rusët për të negociuar një marrëveshje mes rebleëve dhe regjimit të Damaskut, duke arritur që të konkludojë armëpushimin në lindje të Damaskut dhe në veri të Homsit. Gazeta komenton se nga perspektiva izraelite, çdo koniunkturë që frenon dhe minimizon ndikimin Iranian në Siri, është pozitive. Egjipti nga ana e vet është partner me Telavivin në luftën kundër terrorizmit në Sinai.
Update/Pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, krizë e papritur në marrëdhëniet Serbi-Maqedoni
Krizë e papritur në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe për këtë është bërë shkak Kosova. "Sputnik" raporton se qeveria maqedonase ka hartuar një propozim ku mbështet ofertën e re të Prishtinës për t'u anëtarësuar në UNESCO. Si pasojë e këtij veprimi, Beogradi tërhoqi për konsultime të gjithë anëtarët e misionit diplomatik në Shkup. Ndërsa Ministri i Jashtëm i Maqedonisë konfirmoi ekzistencën e një notë proteste nga pala serbe, pa i përmendur arsyet.
Ndërron jetë, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi
Mediat në Kosovë raportojnë sot se ka ndërruar jetë ish-kryeministri I saj, Bajram Rexhepi. Ai ndodhej i shtruar në një spital në Turqi, për t’u kuruar pas goditjeve në tru që kishte pësuar disa herë.
Rexhepi vdiq në moshën 63 vjeçar. Ai lindi në Mitrovicë, u diplomua në vitin 1979 për mjekësi në Prishtinë dhe vijoi studimet pasuniversitare në Zagreb deri në vitin 1985. Ai punoi si kirug i përgjithshëm dhe specialist endoskopie në Mitrovicë deri në vitin 1990. Iu bashkua UÇK-së në vitin 1999 për 3 muaj duke shërbyer si mjek në zonën e Shalës.
Athinë/Rihapet xhamia Fethiye, ndërtuar nga Sullan Mehmeti II
Është hapur në Athinë xhamia Fethiye. E krijuar nga sulltan Mehmet Pushtuesi(Ngadhënjimtari) pas fitores mbi Konstandinopojë, ajo është përdorur deri në vitin 2010 si magazinë për artefakte antike. Më pas u vendos rikonstruksioni I saj dhe përdorimi për aktivitete kulturore dhe për vizitorë.