Blloku Bota

Korea e Veriut kryen testin e gjashtë bërthamor. Dyshohet për bombë me hidrogjen

Postuar në 03 Shtator, 2017 08:51

Korea e Veriut ka konfirmuar kryerjen e testit të gjashtë bërthamor pas raportimeve të agjencisë metereologjike koreanojugore për konstatimin e një tërmeti 9.8 ballë, shkalla Rihter. 

Sky Tv dhe debati për ofertën e Murdoch - një rast i dobishëm për gjykimin mbi mediat

Postuar në 02 Shtator, 2017 19:47

Ed Miliband, ish-drejtues i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, aktualisht deputet, shkruan në gazetën “The Guardian” për një operacion të madh që po ndodh në median e këtij vendi. Grupi Murdoch që zotëron 21st Century Fox, News Corp, Times, The Sun, Wall Street Journal etj., po synon të blejë 100% të aksioneve të Sky Tv. Kjo për Miliband është shqetësuese jo në sensin e një operacioni në treg, por nisur nga disa konsiderata etike që sipas tij kërcënojnë higjenën e ushtrimit të lirisë së shprehjes dhe ndoshta vetë këtë të fundit.

Orban kërkon 400 mln euro për ndërtimin e murit në kufi

Postuar në 02 Shtator, 2017 16:17

Kryeministri  hungarez, Viktor Orban do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të financojë gjysmën e kostos së murit që Hungaria do të ndërtojë për të ruajtur kufijtë nga emigrantët. Burime pranë kabinetit të kryeministrit Orban thanë se në një letër që do t'i dërgohet Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, do t'i kërkojet një financim shtesë prej 400 milionë eurosh. 

NATO i bie shkurt, më shumë armë bërthamore kundrejt Rusisë

Postuar në 02 Shtator, 2017 09:47

A është Rusia, siç pohon SHBA-ja, kundër një marrëveshje të rëndësishme për çarmatimin? Dhe nëse po, a duhet NATO-ja të reagojë ndaj saj? Për këtë çështje po diskutohet prej disa vitesh pas dyersh të mbyllura. 
Brenda NATO-s, po i kushtohet vëmendje mënyrës se si mund të reagohet ndaj shkeljes nga ana e Rusisë të marrëveshjes mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme. Sipas informacioneve të gazetës "Süddeutscher Zeitung" dhe të stacioneve gjermane NDR dhe WDR, shtetet anëtare të aleancës kanë marrë një dokument të klasifikuar si sekret. Në të janë renditur 39 opcione.

Pa rezultat negociatat për BREXIT, Britania refuzon të paguajë

Postuar në 01 Shtator, 2017 12:23

Negociatat mbi kushtet e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian kanë hyrë në raundin e tretë, por nuk kanëbshënuar progres. kryenegociatori i BE, Michel Barnier, pranoi haptazi në një konferencë të përbashkët për shtyp mungesën e besimit mes palëve, ndërkohë që kishte akuzuar negociatorin e Londrës, David Davis, për një lloj "nostalgjie" në trajtimin e çështjes.

Akuza e opozitarit rus Navalny: Vila Segren, pronë private e Putin

Postuar në 01 Shtator, 2017 11:49

Lideri opozita rus Alexei Navalny ka publikuar pamje ajrore të asaj që quhet Vila Segren, një mjedis privat në gjirin e Finlandës, i përdorur dikur për xhirime filmash. Në ambjentin në fjalë janë shtuar banesa të reja. Sipas Navalny kjo dëshmon një skemë korruptive që është në veprim në Rusi e në krye të së cilës qëndron Putin. Navalny thotë se Putin i regjistron pronat nën emra të tjerë, persona që janë pasuruar shumë gjatë sundimit të tij.

Kotzias viziton Shkupin, kërkohet pajtim me FYROM

Postuar në 01 Shtator, 2017 10:05

Greqia dhe Maqedonia kanë hedhur një hap në rivendosjen e një axhende diskutimesh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias vizitoi Shkupin në një përpjekje për forcimin e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Maqedonisë dhe rindërtimin e besimit mes dy vendeve.

"Dieu Existe"

Postuar në 31 Gusht, 2017 18:26

Mbi tridhjetë të vdekur, dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe dëmtime masive që do të duhen vite e miliarda dollarë për t'i rikthyer. Por teksa Teksasi numëron plagët e tij nga Uragani vrastar, revista satirike franceze, Charlie Hebdo, duket se nuk ndan të njëjtën pikëpamje mbi fatkeqësinë e madhe natyrore. 

Prag lufte në Gadishullin Korean

Postuar në 31 Gusht, 2017 13:44

Rriten tensioni në gadishullin e Koresë së Veriut, dy ditë pas lëshimit nga Peniani  të raketës që ra në Paqësor, pasi kishte kaluar mbi Japoni. Siç transmeton CNNi, Uashingtoni dhe Seuli kanë kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake dhe në një demonstrim force, elita e avionëve të tyre ushtarakë ka kryer fluturime orët e fundit  në gadishullin Korean.

Serbia në pazar me BE - Qendrën ruse të Nishit me kapitullin 31 të negociatave

Postuar në 31 Gusht, 2017 13:27

Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Daçiç janë në pozitë komode dhe në kohë kur mund të bëhen para dhe investime për Serbinë. Prej gati dy vitesh atyre kanë se çfar tu kërkojnë dhe ata kanë se çfarë të japin. Beogradi zyrtar e menaxhoi mirë nisjen e dialogut me Kosovën duke rritur pozitën e vet negociuese. Aq rëndësi iu dha saqë edhe Konferenca e Berlinit kishte në vëmendje Serbinë, politikisht dhe në planin e investimeve. Por në vend pa ndonjë vlerë si këto tonat, para dhe përpara mund të bësh duke qëndruar përherë në Pazar.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota