Blloku Bota
Koreja e Veriut nuk ndalet, tjetër test bërthamor të shtunën
Një tjetër raketë raketore interkontinentale e Koresë së Veriut pritet të testohet nga Seuli, të shtunën e ardhshme, 9 shtator, kur regjimi komunist feston përvjetorin e pavarësisë së vendit. "Situata është shumë serioze. Ka mbetur shumë pak kohë nga përfundimi i programit bërthamor të Koresë së Veriut"-tha kryeministri koreanojugor, duke theksuar nevojën për masa t'I vënë fre " pakujdesiave" të Phenianit.
28 Tetor, marshim në kujtim të Benito Mussolini
Një marshim në përkujtim të 28 tetorit, ditën kur diktatori fashist Benito Mussolini parakaloi në Romë kërkon të organizojë Forca Nuova, përfaqësuesë e ekstremit të djathtë. Forza Nuova, e cila nuk është e përfaqësuar në parlament, ka bërë të njohur online se marshimi planifikohet kundër një projektligji që kërkon të japë shtetësinë italiane për fëmijët emigrantë të lindur në Itali, por gjithashtu edhe "për për të ndaluar dhunën dhe përdhunimin nga ana e emigrantëve ".
Vdekja e Kim Wall, ekzaminim psiqik për miliarderin danez
Peter Madsen, shpikësi danez dhe pronari i nëndetëses ku u pa për herë të fundit gazetarja suedeze Kim Wall do t'i nënshtrohet një ekzaminimi psiqik pas dëshmive kontradiktore për vdekjen e 30 vjeçares. Nëse shpallet fajtor, miliardëri danez mund të dënohet nga 5 vjet deri në burgim të përjetshëm. Para shpalljes së vendimit Gjykata ka kërkuar që 46 vjeçari t'i nënshtrohet testeve psikiatrike.
Radha e Tillerson për t'u larguar
Revista e njohurn”Foreign Policy” shkruante në një artikull të djeshëm mbi mundësinë e largimit nga detyra të sekretarit të Shtetit Rex Tillerson. Për këtë çështje, revista citon burime nga administrata e Donald Trump që thonë se një kandidaturë e mundshme për zëvendësimin e tij është ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
Bashkimi i Pacollit me Hardinajn u pagëzua nga ndërkombëtarët
Siç është bërë e udhës tashmë Ballkani është fusha e ndërkombëtarëve dhe kjo u vërtetua edhe në zhvillimet e fundit në Kosovë. Kreu i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli vendosi t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-NISMA, dhe të mundësojë votat që duhen për qeverinë e re.
Yee: Traktati i Miqësisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, i rëndësishëm për gjithë Ballkanin
Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euraziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Briqn Hoyt Yee ka përshëndetur firmosjen e Traktatit të Miqësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, duke vlerësuar se ai është i rëndësishëm për mbarë rajonin.
Polonia kërkon 1 miliardë $ dëmshpërblime nga Gjermania
Polonia ka rihapur çështjen e dëmshpërblimeve me Gjermaninë duke shtuar tensionin me Berlinin zyrtar. Varshava ndodhet nën presionin e BE-së për arsye të zhvillimeve të brendshme politike që sipas Brukselit zyrtar po kërcënojnë demokracinë e këtij vendi.
Në këtë kuadër çështja e dëmshpërblimeve është një mënyrë për të kushtëzuar veprimet e Gjermanisë.
Britania në qendër të skemës së pastrimit të parave nga Azerbajxhani
Një hetim i gazetës britanike "thë Guardian" zbuloi se elita qeverisëse e Azerbajxhanit operoi me një skemë sekrete prej 2.9 miliardë dollarësh për të paguar europianë të njohur dhe pastruar para përmes një rrjeti të kompanive të pasura britanike.
Të dhënat tregojnë se udhëheqja e Azerbajxhanit, e akuzuar për abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsion sistemik dhe zgjedhje të manipuluara, ka bëtë më shumë se 16,000 pagesa të fshehta në periudhën 2012 - 2014.
Zbardhet letra e Obamës për Trump
Barak Obama kaloi momentet e fundit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, duke shkruajtur një letër për pasardhësin e tij, Donald Trump. "Për Presidentin", shkruante dosja, që Trump gjeti në zyrë disa minuta pas betimit janarin e kaluar.
Muaj më vonë CNN siguroi përmbajtjen e kësaj letre, e cila është komunikimi i fundit mes Presidentit të 44 dhe 45 të SHBA-ve.
Gjermania në prag të zgjedhjeve - zemërim dhe urrejtje ndaj refugjatëve
Një studim i kryer nga disa psikologë në Gjermani hedh dritë mbi situatën e ndezur emocionale në këtë vend që për pak ditë zhvillon zgjedhjet e përgjithshme. Në një intervistë për revistën “Spiegel” drejtuesi i studimit Stephan Grünewald teksa shpjegon metodologjinë e ndjekur, thekson se votuesit ndihen të zhgënjyer nga të gjitha palët.
“Gjithçka njerëzit donin të flisnin ishte kriza e refugjatëve, kriza e refugjatëve, kriza e refugjatëve. Ndonëse është lënë mënjanë në mënyrë elegante gjajë fushatës, ajo mbetet një plagë që nuk është trajtuar nga politikanët”, thotë ai.