Blloku Bota
BE del hapur kundër SHBA-ve për çështjen e Iranit
SHBA po konsumon përplasje politike me disa vende gjatë presidencës Trump. Më e fundit është ajo me Bashkimin Europian për çështjen e programit bërthamor të Iranit.
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Moghrenini theksoi se Republika Islamike "po i përmbahet kushteve" të marrëveshjes së nënshkruar mes saj dhe fuqive të mëdha në 2015.
Rusia, “financuese” e pavarësisë së kurdëve të Irakut
Në më pak se 1 vit, Rusia është kthyer në financuesin më të madh të rafinerisë së naftës për kurdët e Irakut, me investime deri në 4 miliardë dollarë. Kompania shtetërore ruse e gazit, "Rosneft", lajmëroi javën e kaluar një ujdi të fundit, për të ndihmuar në zhvillimin e industrisë s gazit natyral të kurdëve.
Gazeta izraelite "Haaretz" shkruan se Interesi për naftën dhe gazin e kurdëve ka sjellë ndryshimin e qëndrimit nga Kremlini, i cili zyrtarisht, vijon të deklarojë se mbështet integritin territorial të Irakut.
CNN: Trump mund të jetë përgjuar nga FBI
Presidenti amerikan, Donald Trump mund të jetë përgjuar nga FBI në kuadër të hetimeve për implikimin rus në zgjedhjet amerikane. "CNN" raportoi të martën se FBI kishte nën përgjim telefonin e ish-kreut të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, gjatë kohës që ai bisedonte "disa herë në ditë" me Donald Trump. Nëse ky informacion është i saktë, gjasat që autoritetet e prokurorisë amerikane të kenë në dorë biseda të presidentit amerikan rriten në mënyrë dramatike.
"Në Rusi bien dakord vetëm për një gjë: Revolucioni i 1917-ës, ishte një Katastrofë"
Vladimir Zelinskij, studiues i mendimit filozofik dhe fetar, pedagog i gjuhës dhe kulturës ruse në Universitetin Katolik në Romë, jep disa mendime për atë që ndodh sot në Rusinë e Vladimir Putinit. I intervistuar nga gazeta “Avvenire”, Zelinskij e hap komentin e vet me përshkrimin e gjendjes shpirtërore të moskovitëve.
“Doni të vidhni paratë tona. Dakord, vazhdoni, por lëreni të qetë qytetin tonë”.
"Greqia, shtyllë e strategjisë amerikane në Ballkan"
Greqia është shtylla e strategjisë amerikane në rajonin e Ballkanit. Këtë pohon në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt.
Ndërron jetë Stanislav Petrov, shmangu përplasjen bërthamore
Ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare Stanislav Petrov, ish-oficeri i ushtrisë sovjetike, i cili shmangu katastrofën botërore gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitin 1983, në kohën kur ishte në detyrë, në qendrën ruse të paralajmërimit të kërcënimit bërthamor, kompjuterat treguan gabimisht raketa që vinin nga Shtetet e Bashkuara. Petrov nuk e dha alarmin e një sulmi ndaj Rusisë, pasi kuptoi se ishte një alarm i rremë, duke shmangur luftën bërthamore mes SHBA-ve dhe Rusisë. Stanislav Petrov ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Moskë, në muajin maj, por vdekja e tij nuk ishte bërë publike.
Fjalimi i Trump në OKB, mesazh force për Korenë
Në fjalimin e tij të parë para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të jenë të detyruar të përdorin forcën për të "shkatërruar" krejtësisht Korenë e Veriut nëse Pheniani nuk tërhiqet nga programin bërthamor.
2016/152 milionë fëmijë të përfshirë në punë. 1/3 nuk shkojnë në shkollë
Rreth 152 milionë fëmijë në botë, apo 1 në çdo 10 fëmijë janë të përfshirë në punë. Po kështu 72 525 000 bëjnë punë të rrezikshme, më shumë se 1/3 nuk shkojnë në shkollë. Shifrat janë publikuar nga një raport i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, agjenci e OKB-së. Në krahasim me vitin 2000 numri i fëmijëve të përfshirë në punë ka rënë me 94 milioë, por ritmi i rënies është ngadalësuar. Fëmijët janë të moshës 5-17 vjeç ndërkohë që për vitin 2016, llogaritet se 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne dhe 89 milionë përjetuan forma të saj.
Franca: Mbështesim krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës
Ambasadori francez në Kosovë Didier Chabert ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” se Franca mbështet krijimin e një force të armatosur të Kosovës, nisur nga fakti se kemi të bëjmë me një vend Sovran. Por sipas tij, do të duhet që procesi të ndërmerret në kohën e duhur “duke marrë parasysh ndjeshmërinë e gjithë kosovarëve, në mënyrë që kjo forcë të jetë vërtet shumetnike dhe e pranuar nga të gjitha pjesët e shoqërisë”.
SHBA: Në tryezë, një opsion ushtarak për Korenë e Veriut
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka deklaruar këtë fillim jave se për çështjen koreane, SHBA kanë në tryezë një opsion ushtarak. Ai ka refuzuar të japë hollësi, por ka bërë të qartë se plani synon të kufizojë dëmet që mund t’i shkaktohen Koresë së Jugut, aleat strategjik i SHBA dhe nën rrezen e artilierisë koreanoveriore. Mattis është përpjekur të shmangë perceptimet e marra nga ddeklarimet e para dsisa javëve të presidentit Trump që foli për “zjarr dhe tërbim”.