Blloku Bota
Shumica(klikimet) përcakton Faktin/Akuza dhe ankesa ndaj Youtube për ngjarjen e Las Vegasit
Edhe masakra e Las Vegasit mplekset në lojërat e botës dixhitale dhe politikat e Google. Gazeta “The Guardian” raporton se të mbijetuarit e masakrës ku mbetën të vrarë 58 njerëz dhe u plagosën 500 të tjerë, por edhe familjarë të viktimave janë shumë të irrituar me platformën “Youtube”, e cila sipas tyre ka promovuar videot që e cilësojnë ngjarjen një mashtrim. Miliona klikime mbi disa video që kanë vetëm pak ditë që janë postuar, pasi edhe ngjarja është shumë e freskët.
Nobeli për Paqen, listat informale: Nga Mogherini te Papa Françesku
Çmimi “Nobel” për Paqen do të jepet këtë të premte, datë 6 tetor në Oslo të Norvegjisë. Juria përbëhet nga 318 persona që caktohen nga parlamenti norvegjez. Media të ndryshme flasin për disa kandidatë mes të cilëve Lions Club International, Julian Assange, Leonardo di Caprio, Jo Cox, Kisha Ortodokse Bullgare, David Bowie, Vladimir Putin dhe Donald Trump. Por sipas “The Guardian” këto emra publikohen përgjithësisht bazuar në thashetheme, ndonëse ka mes tyre edhe kandidatura të konfirmuara.
Kriza/Qeveria greke ul në masën deri 70% pensionet e ushtarakëve
Kriza financiare greke prek edhe sektorin ushtarak. Mediat greke raportojnë për një reagim të Bashkimit të të Diplomuarve nga Akademia Ajrore Helenike, sipas të cilës ulja e pensioneve për ushtarakët në pension mund të ketë pasoja në frymën e ushtarakëvë aktivë. Dhe shkurtimi I bërë është një ulje thuajse 50%. Kështu nga 3000 euro/muaj pension që merrnin ushtarakët në pension deri përpara vitit 2010, me reformën e propozuar nga ministri për Sigurinë Sociale Giorgos Katrougalos, shkon në 1420-1583 euro/muaj.
Iran-Turqi: Çdo masë e mundshme kundër pavarësisë kurde. Khamenei: “Synohet krijimi i një Izraeli të ri”
Duket se po jetojmë në kohën e antireferendumeve. Katalonja është një rast që po menaxhohet brenda suazës europiane, por referendum i kurdëve në Irak rrezikon të shpërthejë në një konflikt të armatosur që mund të përfshijë disa shtete.
Kundër kurdëve formalisht janë edhe amerikanët në këtë lëvizje, ndonëse ata janë aleatë me njëri-tjetrin dhe duket disi e pabesueshme që kurdët të kenë vepruar për llogari të vet. Në realitet kundër aspiratës së kësaj popullsie janë Irani dhe Turqia, dy vendet kryesore joarabe në Lindjen e Mesme.
Ngjarja e Las Vegasit - dhoma e Paddock dhe ndërhyrja e policisë(video+foto)
Dy materialet video tregojnë pamje nga vendngjarja e 2 tetorit në Las Vegas, ku nga kati i 32-të një hoteli - Mandalay Bay Resort and Casino - Stephen Paddock, 64 vjeç qëlloi me armë për 9 minuta ndaj një turme njerëzish që ndiqnin një koncert të këngëtarit Jason Aldean. Nga sulmi mbetën të vrarë 59 persona(përfshirë Paddock) dhe 530 të plagosur.
Ndërhyrja e policisë:
Pas referendumit, Katalonja në limbon mes Pavarësisë dhe presionit të Madridit
Spanja po vihet në vështirësi serioze politike pas referendumit të Katalonjës. Ndonëse me një përkrahje të qartë nga Bashkimi Europian, që u shpreh kundër referendumit për pavarësi, Madridi zyrtar po paguan faturën e ndërhyrjes policore dhe dhunë joproporcionale dhe thuajse të pajustifikueshme ndaj qytetarëve që donin të shpreheshin me votë. Kreu politik i Katalonjës deklaroi ditën e dytë pas referendumit se ai nuk donte një shkëputje dramatike me Spanjën, por një marrëveshje të re bashkëjetese.
Qëndrimi për Katalonjën, Serbia letër KE-së: Cilin ligj ndërkombëtar respektoni?
Serbia ka vendosur të reagojë zyrtarisht pasi u bë publik qëndrimi i Komisionit Europian për referendumin e Katalonjës dhe pasi përfaqësues në Bruksel, deklaruan se Katalonja dhe Kosova nuk janë e njëjta gjë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar konsultime urgjente me kryeministren, anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit e shërbimeve sekrete, për të diskutuar mbi një situatë ambigue që është krijuar nga qëndrimet e KE-së.
BE e quan ilegal referendumin e Katalonjës
Komisioni Evropian e konsideron ilegal referendumin e Katalonjës dhe kujton se nëse do të mbahej një referendum legjitim dhe rezultati do të ishte në favor të pavarësisë, atëherë kjo do të thoshte se ky territor i veçantë do të ishte jashtë Bashkimit Evropian.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Komisionit theksoi se dhuna nuk mund të jetë një mjet për të zgjidhur dallimet politike dhe se Komisioni ka "besim në udhëheqjen e kryeministrit Rahoy" për të menaxhuar këtë proces të vështirë në respekt të plotë të Kushtetutës spanjolle.
Italia dëbon ambasadorin e Koresë së Veriut
Italia ka kërkuar që ambasadori i Koresë së Veriut në Romë, procesi i akreditimit i të cilit nuk është përfunduar ende të largohet nga vendi në shenjë proteste për nisjen e raketave balistike dhe testimin e armëve bërthamore të Phenianit.
"Ne kemi vendosur të ndërpresim procesin e akreditimit. Ambasadori do të duhet të largohet nga vendi"-tha ministri i jashtëm italian Angelino Alfano në një intervistë për La Repubblica.
Katalonja, votë 90% pro pavarësisë
Katalonja votoi në masën 90% pro shkëputjes nga Spanja dhe pavarësimit të saj. Ndonëse Madridi zyrtar nuk e njeh referendumin, gjatë të cilit mbetën të plagosur rreth 840 persona dhe ku dhuna policore ishte prezente, katalonjasit shpresojnë se pavarësia është afët. Lideri i tyre, Carles Puigdemont citohet të jetë shprehur se vota e njerëzve përcakton rrugën drejt pavarësimit të plotë. Sipas tij 90% e 42.3% të zgjedhësve që morën pjesë u shprehën pro.