Blloku Bota
Tensione në marrëdhëniet turko-amerikane. Pezullohen vizat për joemigrantët
Pak ditë më parë presidneti amerikan Donald Trump dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan deklaruan pas një takimi në Neë York se ata janë miq me njëri-tjetrin. Sipas Trump madje, marrëdhëniet mes të dyja vendeve janë më të shkëlqyera se kurrë, duke menduar ndoshta se të thuash të kundërtën e realitetit të bën diplomat të klasit të parë. Mirëpo kanë mjaftuar vetëm pak orë që ky humor për marrëdhëniet të mbërrijë te pragu i një krize të vërtetë.
Lutje masive e polakëve në kufi. Kujtohet fitorja mbi osmanët…
Mijëra polakë u janë drejtuar pikave kufitaretë vendit për të kryer ritin e lutjes për shpëtimin e Polonisë dhe të botës. Mediat e ndryshme të Europës i kanë kushtuar rëndësi kësaj ngjarjeje, pasi ndonëse kreret e kishës katolik polake thonë se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërtisht fetar, ka hamendësime se në këtë rast ka një axhendë anti-islamike. Data kur kryhet kjo lutje lidhet me fitoren kristiane mbi osmanët në betejën e Lepantos në vitin 1571, zhvilluar pranë gjirit të Patras më 7 tetor.
Cipras në Shtëpinë e Bardhë, rinovon marrëveshjen për bazën e Souda
Një seri çështjesh me natyrë ekonomike dhe gjeopolitik pritet të diskutohen në takimin që kryeministri grek Alexis Tsipras do të ketë me me Presidentin amerikan, Donald Trump në 17 tetor në Shtëpinë e Bardhë.
Turqia e Rusia afrohen me Serbinë
Rusia e Turqia kordinojnë lëvizjet për të forcuar lidhjet me Serbinë. Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin raportohet se pati një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku ka vlerësuar se Serbia nuk është në një situata të thjeshtë.
Rahoi për "El Pais": Bllokim kushtetues pavarësisë së Katalunjës
Qeveria spanjolle nuk përjashton mundësinë e përdorimit të kompetencave që i jep Kushtetuta për të pezulluar autonominë e Katalonisë. Në një intervistë për gazetën El Pais, kryeministri konservator Mariano Rahoi tha se qeveria spanjolle ka mjetet e duhura ligjore dhe për të parandaluar skëputjen e rajonit autonom nga Spanja.
I pyetur nëse ai është i gatshëm të aktivizojë nenin 155 të Kushtetutës, i cili lejon atë të rrëzojë qeverinë rajonale dhe të thërrasë zgjedhje të reja atje, Rajoy ka thënë: "Unë nuk përjashtoj absolutisht asgjë nëse ligjshme"
Komiteti Hebreo – Amerikan: Trekëndëshit Qipro – Izrael – Greqi, t’i bashkohet edhe Egjipti
Kreu i Komitetit Hebreo - Amerikan, David Harris, ka komentuar përmes një interviste për gazetën greke “Kathimerini” projektet gjeopolitike që lobi që ai përfaqëson, synon në Mesdheun Lindor. Në qendër të interesave është padyshim siguria dhe mirëqenia e Izraelit, që prej 30 vjetësh është në një bashkëpunim strategjik me Qipron dhe Greqinë.
“Takimet e rregullta të tre liderëve ilustron partneritetin dhe miqëisnë e afërt, pa harruar se është përherë e më e qartë se lidhjet janë institucionalizuar si shtylla të interesit kombëtar të të tre shteteve”, tha Harris.
Dimitrov: Identiteti maqedonas nuk është kërcënimim për fqinjët
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolai Dimitrov i është kundërpërgjigjur në një fare mënyre deklaratave të Athinës se qëndrimet irredentiste të Tiranës e Shkupit minojnë perspektivën europiane të tyre.
Në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini" Dimitrov thekson se ekziston një identitet "maqedonas" në të dy anët e kufirit që nuk kërcënon askënd, ndërkohë që ai beson se kontaktet që kanë filluar midis Athinës dhe Shkupit gjatë disa muajve të fundit do të jenë të frytshme.
Trump, deklaratë pas takimit me krerët ushtarakë: Qetësi, para stuhisë
Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të mbajë lart stekën e deklaratave publike kur vjen pun ate çështjet ushtarake. Konkretisht, pas një takimi me krerët e ushtrisë amerikane, Trump pozoi në një foto të përbashkët duke përcjellë edhe një mesazh:
Serbia, përgjegjëse kryesore e krizave në Ballkanin Perëndimor. Draftrezoluta e NATO-s provokon reagime nga Beogradi
Mediat serbe raportojnë sot për një fërkim që ka ndodhur për draft rezolutën që do t’I paraqitet Asamblesë Parlamentare të NATO-s që do të mbahet në Tbilisi të Gjerogjisë në datat 07-09 tetor të këtij viti. Sipas këtyre informacioneve, në tesktin fillestar të draftit, hartuar nga britaniku Richard Benyon, thuhej se Serbia është përgjegjësja kryesore për tensionet në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe shkaktare e krizave në këtë pjesë të Europës, pra në Ballkan.
Kisha e Skocisë: Hebrejtë nuk kanë asnjë të drejtë të veçantë mbi tokën e Izraelit
Kisha e Skocisë ka publikuar së fundmi një raport, titulluar “Trashëginia e Abrahamit? Një raport mbi “tokën e premtuar””, përmes të cilit mohon ndonjë privilegj të veçnatë të hebrejve mbi tokën e Izraelit. Dokumenti është përgatitur për Asamblenë e Kishës së Skocisë që do të mblidhet brenda dy javëve. Në raport u sugjerohet krisitianëve se “nuk duhet të mbështesin ndonjë pretendim nga hebrejtë, apo ndonjë popull tjetër për një të drejtë hyjnore, apo ekskluzive për të zotëruar një territor të caktuar”.