Blloku Bota
Komitet kundër Korrupsionit edhe në Australi
Parlamenti australian ka miratuar krijimin e trupës së parë hetuese në vend kundër korrupsionit - Komiteti Kombëtar Kundër Korrupsionit. Vendimi vjen pas vitesh debati mbi nevojën e një monitoriuesi ndaj politikanëve dhe ai është cilësuar si shumë i rëndësishëm nga kryeministri, Anthony Albanese që e ka patur edhe premtim elektoral.
Kroacia hyn në Zonën Shengen. Bullgaria dhe Rumania, ende jashtë
Kroacia është pranuar në zonën Shengen dhe pritet të hyjë efektivisht në të duke nisur nga 1 janari 2023.
Mediat në rajon raportojnë se votimi për Kroacinë ka qenë indvidual, pra i ndarë nga Bullgaria dhe Rumania, dy vende, kërkesa e të cilave do të shqyrtohet në një kohë të mëvonshme.
Ka qenë Austria që ka kundërshtuar futjen e dy vendeve të tjera ballkanike gjatë takimit të ministrave të Brendshëm, ndërkohë që Hollanda ka mbështetur hyrjen e Rumanisë, por jo të Bullgarisë.
Sitki Ayan/Njeriu i afërt i Erdogan ekspozohet si lidhje kryesore e iranianëve për anashkalimin e sanksioneve të SHBA
Gazeta “Politico” raporton sot për përfshirjen në trafikimin e naftës iraniane përmes linjave turke të rrethit të brendshëm të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Emri që del në sipërfaqe është ai i Sitki Ayan, një njohje e vjetër e shkollës e Erdogan që përmes kompanive të tij që organizon nxjerrjen e naftës iraniane drejt Kinës dhe Rusisë, duke shamngur sanksionet e SHBA. Çështja dokumentohet edhe nga
Video/Indi, islamofobia hyn në auditoret e universiteteve
Ka bërë bujë një debat mes një student mysliman në Indi dhe pedagogut të tij në universitetin Manipal në Karnataka disa ditë më parë. Duket se profesori e ka quajtur terrorist studentin duke u përpjekur ta kalojë një gjë të tillë si diçka argëtuese, por nuk e ka pritur mirë një gjë të tillë studenti Humza Siddique që u krahasua me pakistanezin Ajaml Kasab, që sulmoi në Mumabi në vitin 2008.
Raportimi/Britania stërviti për survejim masiv skuadrat e vdekjes të Bangladeshit, nën sanksione nga ShBA
Al Jazeera raporton për një lëvizje që duket se provon se sanksionet janë një mjet të cilat perëndimi i përdor në mënyrë selektive dhe duke bërë përjashtimet që i leverdisin.
Putin: Rusia nuk do të kryejë goditje bërthamore parandaluese
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se kërcënimi bërthamor në Ukrainë po rritet, por se Rusia nuk ka ndërmend të kryejë goditje parandaluese nën shqetësimin se në zonën e konfliktit mund të dërgohen armë bërthamore.
Një kërcënim i tillë po rritet, e kotë ta themi. Ne nuk jemi të çmendur, e dimë se çfarë janë armët bërthamore. Rusia i ka parë ato si mënyra mbrojtjeje
Rusia po ngrin konfliktin për të përshkallëzuar ofensivën në Ukrainë në pranverë
Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Rusia do të ulë aktivitetin ushtarak në dimër, për të përshkallëzuar ofensivën ndaj Ukrainës në pranverë. Për këtë arsye ai ka bërë thirrje për ndihmë ushtarake të shtuar për Kievin, ndërkoh që ka nënvizuër se marrëdhënia me Rusinë do të jetë e komplikuar për një kohë të gjatë.
Gazetari nga Inteligjenca Artificiale
Ajo çfarë gjeneron Inteligjena Artificiale për lajmet për CoVid na tregon atë që gazetarët nuk na e thonë
Ky është titulli i një LAJMI të publikuar në Techxplore nën autorësinë e McGill University.
Drafti i Komisionit Europian: Çiftet gei të njihen si prindër në të gjitha vendet anëtare
Prindërit e të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre duhet të njihen si një familje në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Është një nga parimet në qendër të draft-rregullores së paraqitur sot nga Komisioni i BE-së për të harmonizuar rregullat e së drejtës ndërkombëtare private për prindërimin.
Ligj i ri në Indonezi, burg kush kryen marrëdhënie seksuale jashtë martesës
Parlamenti indonezian ka miratuar së fundmi një kod të ri penal që ndalon ndër të tjera marrëdhëiet seksuale jashtëmartesore.