Blloku Bota

Greqia humbet në Gjykatën Europiane kundër Dora Bakojanis

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 19:05

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur unanimisht kundër vendimit të Parlamentit të Greqisë në vitin 2018, gjatë votimit për të mos hequr imunitetin parlamentar të ish-ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Çështja u krijua pasi ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakojani, kërkoi procedim për shpifje për Kammenos që u mbrojt pas imunitetit parlamentar.

Mide spanjolle për Kosovën: Nuk është shtet, por territor me të cilin BE-ja ka marrëdhënie

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 18:56

Spanja nuk do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për në BE. Mediat në rajon citojnë sekretarin spanjoll për BE-në, Pascal Navarro, që ka sqaruar se qëndrimi në fjalë lidhet me faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën. Sipas tij, normalisht kërkohet opinioni I Komisionit Europian, mandej të diskutohet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshem dhe mandej vendimi final në KE.

Diskutim publik: A do gjykohet Vladimir Putin për luftën në Ukrainë?

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 18:13

Historia e gjykimit të luftës dhe krimeve në të, rinis me Ukrainën. Nga 1991 e më pas, përveç Jugosllavisë, nuk ka ndonjë rast që merr në konsideratë një çështje të tillë, duke përfshirë ta zëmë edhe veprimet e Izraelit. Revista gjermane “Spiegel” publikon së fundmi një shkrim që shtron çështjen e gjykimit në gjykatë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Zakharova: Në prag të përplasjes direkte me SHBA

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 14:11

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar se politikat e SHBA po krijojnë kushtet për përplasje direkte mes të dyja vendeve. Sipas saj, përpjekja amerikane për të mbajtur hegjemoninë me çdo mjet, duke injoruar realitetet e reja gjeopolitike si dhe mungesa e vullnetit për t’u angazhuar në dialog serioz, ka çuar në rezultatet të paparashikueshme.

Lajme me "qamet" nga Serbia dhe Kosova

Postuar në 16 Dhjetor, 2022 15:08

Mediat serbe raportojnë se ushtria serbe ka dorëzuar në Merdare kërkesën e stacionimit në Kosovë të 100-1000 trupave në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së. Kërkesa vjen pas një vendimi të autoriteteve në Beograd që po shfrytzojnë shtegun juridik të Rezolutës për të arritur një fitore simbolike siç do të ishte futja e trupave të tyre në Kosovë. Praktikisht kjo do të thotë luftë, por presidenti serb ka deklaruar se “me gjasë KFOR do ta refuzojë kërkesën”.

Do bëjmë namin kur të dalim jashtë shtetit

Postuar në 16 Dhjetor, 2022 14:21

Mediat në Perëndim raportojnë se një numër deputetësh britanikë kanë shfrytëzuar udhëtimet e punës për të kryer marrëdhënie seksi me prostitute apo përdorim të ekzagjeruar të alkooolit. Lajmi vazhdon kështu:

Një ish-deputet konservator, tani anëtar i Dhomës së Lordëve, pyeti pritësit për rrugën drejt bordellit më të afërt kur ai udhëtoi në Azinë Juglindore, në një vizitë parlamentare.

Spanjë - Britani, drejt një traktati të ri për Gjibraltarin

Postuar në 16 Dhjetor, 2022 01:29

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e një traktati të ri mbi Gjibraltarin pas Brexit. 

Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares tha dy ditë më parë se qeveria spanjolle dhe ajo angleze kanë vendosur të ecin sa më shpejt të jetë e mundur duke u shprehur qartë se: 

Spanja është e gatshme të mbyllë një marrëveshje

Moska: Ambasadori ynë në Beograd është urdhëruar të mbështesë normalizimin në Kosovë

Postuar në 15 Dhjetor, 2022 15:48

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Krachenko ka marrë urdhër për të hedhur hapa konkretë në mbështetje të normalizimit në Kosovë.

Ne po presim reagimin e Beogradit

ka thënë ndër të tjera Zakharova.

2.7 vjet burg për kryebashkiakun e Stambollit dhe ndalim pjesëmarrjeje në politikë

Postuar në 15 Dhjetor, 2022 01:40

 Një gjykatë në Turqi ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burg kreun e Bashkisë së Stambolllit Ekrem İmamoğlu nën akuzën e fyerjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë. 

Mediat turke raportojnë se İmamoğlu do të apelojë vendimin. Në seancë i akuzuari ka hedhur poshtë akuzat e ngritura duke pretenduar se në fakt deklaratat e tij ishin replikë ndaj ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu, jo fyerje ndaj anëtarëve të Këshillit ntë Shtetit.  Ndaj tij është marrë dhe masa e ndalimit të ushtrimit të aktiviteteve politike. 

Sistemi “Patriot” në Ukrainë, Rusia: Pasoja të paparashikueshme

Postuar në 15 Dhjetor, 2022 00:51

Ambasada ruse në ShBA ka reaguar rreth lajmeve të qarkulluara në media për dërgimin në Ukrainë të sistemit mbrojtës Patriot, që do të rriste ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse të Kievit. 

Nëse informacioni konfirmohet ne do të dëshmojmë një tjetër hap provokativ që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme

citohet deklarata. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota