Blloku Bota
Ridel në skenë Gerasimov. Caktohet në drejtimin e trupave në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin ka zëvendësuar kreun trupave ushtarake në Ukrainë, Sergei Surovikin me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov. Ky i fundit rikthehet në drejtim operacional muaj pas njoftimeve se ishte plagosur në një vizitë pranë njësive që janë pjesë e operacionit special.
Ndërron jetë ish-mbreti i fundit i Greqisë, Konstantin
Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare ish-mbreti i Greqisë, Konstantin. Mediat greke raportojnë se varrimi do të jetë privat dhe pa ceremoni shtetërore dhe ai do të kryhet në rezidencën verore të familjes, në Tatoi. Qeveria do të përfaqësohet në ceremoni me ministrin e Kulturës.
Investigimi/Fondi Europian i Pensioneve, investitor në kompani prodhuese të armëve të ndaluara nga BE-ja
EuObserver raportonte sot për investimin e pazakontë të parave të dedikuara për europarlamentarët në aksione të kompanive të armëve, duhanit, minierave dhe hidrokarbureve.
Sipas medias në fjalë investimi përfshin investimet në fondin e pensioneve mes viteve 1994-2010 dhe aksionet e blera me para të dhëna nga BE, përfshijnë Raytheon, Honeywell International dhe Textron që janë disa prej kompanive të cilat ndër të tjera prodhojnë edhe municione thërmuese që janë ndaluar nga BE që në vitin 2008.
Kundër dominimit anglo-sakson
Në një intervistë për mediat ruse, Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikollai Patrushev, ka bërë disa vlerësime për situatën aktuale në botë, që ilustrojnë një ndarje të thellë dhe reale që nuk lidhet më thjesht me ekonominë, por edhe më psikologjinë e organizimit.
Bolsonaro tenton “6 janarin” e vet në Brazil
Në mediat sociale janë përcjellë pamje të përplasjeve mes mbështetësve të ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro dhe policisë.
Turma njerëzish - 3000 sipas nurimeve lokale + kanë mësyrë Pallatin e Kongreseve, ndërkohë që janë regjistruar lëvizje njerëzish pranë pallatit presidencial, Planalto dhe Gjykatës së Lartë. Protesta është parë si një lloj imitimi i 6 janarit në ShBA.
Shërbimet ukrainase pretendojnë se Rusia po planifikon mobilizimin e 500 mijë trupave të tjera ushtarake
Shërbimet sekrete ukrainase pretendojnë se Rusia është duke organizuar rekrutimin dhe mobilizimin e 500 mijë trupave të reja ushtarake që sipas tyre nis në mesin e muajit janar.
Një zyrtar i shërbimeve sekrete ushtarake, Andriy Cherniak, deklaroi për “Politico” se mobilizimi do të përfshijë disa qytete të mëdha dhe qendra strategjike industriale.
Sizmologët grekë: Tërmeti i sotshëm në Lesbos, mund të mos jetë Goditja kryesore
Ekspertët e simzmologjisë në Greqi kanë paralajmëruar se tërmeti me magnitudë 4.9 i ishullit të Lesbos në Egje mund të mos jetë “ngjarja kryesore”.
Ne duhet të jemi pak të kujdesshëm për shkak se çarja e krijuar nga tërmeti i sotshëm është afër me krisjen e Agia Paraskevisë dhe shkon përmes ishullit nga njëri cep në tjetrin
është shprehur sizmologu i Institutit Gjeodinamik të Athinës, prof. Akis Tselentis.
Nis gjykimi i nobelistit bjellorus për Paqen, Ales Bialiatski
Autoritetet bjelloruse kanë nisur gjykimin e fituesit të çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski nën akuzën e financimit të protestave. Ai u shfaq i prangosur pas hekurave në një sallë gjyqi bashkë me të akuzuar të tjerë.
Bialiatski është themelues i organizatës së mbikëqyrjes së të drejtave të njeriut, Viasna, dhe u arrestua në korrik të vitit 2021, kohë prej së cilës është mbajtur në burg.
Krijohet Forumi i Antalias për Diplomacinë
Turqia ka njoftuar krijimin e Forumit të Antalias për Diplomacinë me synim promovimin e politikës së jashtme të vendit. Sipas mediave turke, forumi do të realizojë ndër të tjera edhe projekte të përbashkëta me universitete vendase dhe të huaja si dhe me organizata joqeveritare. Po kështu Forumi njofton se planifikon publikime periodike, një mënyrë kjo për të ndikuar mendimin strategjik mbi zhvillimet në një ndër zonat më dinamike në botë.
Shërbimi sekret gjerman tronditet nga skandali i depërtimit të spiunazhit rus
Shërbimi gjerman i zbulimit, BND, është prekur nga ai që në mediat e Gjermanisë po quhet skandal i spiunazhit rus. Sipas revistës “Spiegel” më 21 dhjetor 2022, Zyra e Policisë Kriminale Federale arrestoi në kreun e njësisë së BND-së në Berlin, Carsten L.
Sipas policisë gjermane personi në fjalë akuzohet se u ka kaluar rusëve të dhëna të klasifikuara.