Blloku Bota

Turqia bllokon Suedinë, Finlanda: Aplikojmë më vete për në NATO

Postuar në 24 Janar, 2023 12:54

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, Ka deklaruar se Turqia do të kundërshtojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas akteve të djegies së Kuranit para ambasadës turke në Stokholm.

Është e qartë se ata që lejuan një skandal të tillë jashtë ambasadës së vendit tonë nuk mund të presin ndonjë favor prej nesh lidhur me aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO

është shprehur Erdogan në një konferencë për shtyp. Sipas tij fakti që akti u konsumua para ambasadës turke e shndërron çështjen në një problem fetar dhe kombëtar për Turqinë.

Sinjale lufte, ambasadrori rus largohet nga Estonia: Anglo-saksonët po e armatosin me armë më moderne

Postuar në 24 Janar, 2023 11:45

Ambasadori i Rusisë në Estoni, Vladimir Lipayev, ka deklaruar se Perëndimi, më saktë anglo-saksonët po armatosin vendet balltike me synim krijimin e pararojave të militarizuara përkundrejt Rusisë.

Estonia po armatoset në mënyrë aktive dhe nuk është e qartë se pse. Këtu ata kanë ndërmend të dorëzojnë armët më modern konvencionale që mund të mbajnë në rreze goditjeje Shën Peterburgun. Një sistem mbrojtjës anti-raketor me rreze të mesme po krijohet në Estoni. Pyetja që shtrohet është: Kundër kujt planifikon të shkojë në luftë Estonia?

Rusia: Nuk ka traktat paqeje me Japoninë

Postuar në 23 Janar, 2023 14:58

Rusia e përjashton aktualisht mundësinë e një traktati paqeje me Japoninë në momentin e tanishëm. Agjencia “Tass” citon zyrtarë të Kremlinit të jenë shprehur se rreshtimi I tanishëm i Japonisë me “vende jo miqësore me ne”,

Ky është refuzim i drejtpërdrejtë i qëndrimit të kryeministrit japonez, Fumio Kishida, i cili pak kohë më parë u shpreh se pavarësisht pozicionit të Tokios në raport me krizën ukrainase, Japonia u shpreh se I përmbahet politikës së saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Rusinë.

Gjermania hap rrugën për eksportimin e tankeve Leopard në Ukrainë

Postuar në 23 Janar, 2023 14:08

Gjermania ka hapur rrugën për eksportimin e tankeve “Leopard” drejt Ukrainës, duke njoftuar se nuk do të vërë veton për furnizimin e Kievit nga Polonia. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka deklaruar në një intervistë për  televizionin francez, “LCI” se Gjermani nuk do të ndalojë Poloninë të dërgojë tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë.

Polonia nuk pret Gjermaninë, Morawiecki: Po i mbajnë tanket derisa Rusia të trokasë në dyert e Berlinit?

Postuar në 22 Janar, 2023 17:34

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka deklaruar në një intervistë për Agjencinë Polake të Lajmeve se Varshava nuk do të presë Gjermaninë për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, por do të veprojë vetë.

Nuk do të rrimë të shohim sesi Ukraina gjakoset për vdekje

citohet ai.

Një hap nga konflikti botëror

Postuar në 22 Janar, 2023 14:39

Gjermania është vënë në qendër të një presioni në rritje nga aktorët perëndimorë pasi ka refuzuar deri më tani të furnizojë Ukrainën me tanke të modelit “Leopard”. Një takim i përfaqësuesve të 50 vendeve në bazën e Ramstein në Gjermani nuk ka nxjerrë gjë në dritë dhe nuk ka bindur Berlinin të bëjë një dërgesë që do të thotë deklaratë lufte ndaj Kremlinit.

Wagner drejt listimit si organizatë e krimit transnacional

Postuar në 21 Janar, 2023 18:54

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka deklaruar se Departamenti i Thesarit do të deklarojë së shpejti grupimin “Wagner” që Lufton në formën e njësive sepciale në Ukrainë, si organizatë të rëndësishem të krimit transnacional.

Ky përcaktim sipas Kirbyt do të lejojë administratën amerikane të vendosë sanksione më të rënda dhe të shtrëngojë aftësinë e grupit për biznes në botë.

Bisedime të vështira në Beograd

Postuar në 21 Janar, 2023 18:14

Presidenti i Serbisë Alekandër Vuçiç ka deklaruar pas takimit me përfaqësusit e Perëndimit se ka patur një diskutim shumë të vështirë. E vetmja gjë që ai ka zbuluar ka qenë fakti se të gjitha palët kanë rënë dakord se konfliktet e ngrira nuk mund të quhen zgjidhje.

Kur ke një konflikt të ngrirë është çështje kohe që individë të papërgjegjshëm do të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan

është shprehur ai.

Mediat serbe/5 e Perëndimit ultimatum Serbisë edhe me Sanksione

Postuar në 20 Janar, 2023 16:00

Mediat serbe raportojnë se pesë përfaqësuesit e Perëndimit që po shkojnë sot në Beograd pas takimeve në Prishtinë do të dorëzojnë një ultimatum.

Gjithnjë sipas tyre kërkesa e përfaqësuesve të BE-së, SHBA, Italisë, Francës dhe Gjermanisë do të jetë që ose Serbia të pranojë planin franko-gjerman, ose të përballet me pasojat mes të cilave përmenden edhe sanksionet.

PE miraton rezolutë për ngritjen e një gjykate për krimet në Ukrainë

Postuar në 19 Janar, 2023 15:02

Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që parashikon krijimin e gjykate për Ukrainën. Dokumenti përcakton se synimi i gjykatës do të jetë «krimi i agresionit ndaj Ukrainës”. Pro saj votuan 472 eurodeputetë, kundër 19 dhe 33 abstenime.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota