Blloku Bota
Kufizim të aksesit të Ukrainës në Starlink. Musk: Nuk do çojmë në Luftën III Botërore
Elon Musk ka deklaruar se kufizimi i aksesit në internet përmes Starlink për ushtrinë ukrainase është bërë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Starlink është shtylla kurrizore e komunikimit të Ukrainës, sidomos në linjat e frontit ku thuajse të gjitha lidhjet e tjera të internetit janë shkatërruar. Por ne nuk do të mundësojmë përshkallëzimin e konfliktit që mund të çojë në Luftën III Botërore
Filma që mërzisin shtete
Ministri francez i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecorn, ka reaguar ndaj portretizimit të forcave franceze e Disneyt, “Black Panther”. Reagimi i ministrit erdhi pas një pyetje për faktin se forcat franceze që ndërhyjnë në film kishin uniformat e trupave aktuale franceze në Mali, që ndodhet aty që nga viti 2013 me kërkesë të qeverisë franceze.
Stoltenberg njofton se nuk do të kërkojë mandat tjetër në drejtimin e NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg nuk ka ndërmend të zgjasë mandatin e tij në detyrë. Kështu është shprehur zëdhënësja Oana Lungescu, që ka vënë në dukje se Stoltenberg e ka zgjatur 3 herë mandatin dhe ka shërbyer për një total prej 9 vjetësh në detyrë.
Gazetari i njohur Seymour Hersh: Incidenti në Balltik, i urdhëruar nga Biden dhe realizuar nga CIA
Media të ndryshme kanë qarkulluar një shkrim të një gazetari të njohur investigativ, Seymour Hersh, fitues i çmimit “Pulitzer”, sipas të cilit incidentin e sabotimit të tubave të Nord Stream në detin Balltik më shatorin e vitit të kaluar e ka urdhëruar presidenti amerikan Joe Biden dhe ai është kryer nga marina dhe CIA.
Një luftë e madhe po afron. Në Serbi kemi një europian që urren serbët në mënyrë të pabesueshme
Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka dhënë një intervistë për Tv Prva, përmes së cilës ka komentuar të gjitha zhvillimet kryesore politike që lidhen me vendin e tij, e për rrjedhojë me rajonin. Ai ka komentuar situatën e krijuar në Parlamentin e Serbisë, që është sipas tij shembull i faktit se demokracia funksionon në vend për faktin se askush nuk u ndëshkua. Nga ana tjetër, Vuçiç ka folur për një lloj serbofobie të manifestuar nga një figurë e njohur që jeton në Serbi të cilit nuk ia përmendi emrin.
Ndryshim i beftë i qeverisë në Moldavi
Presidentja moldave Maia Sandu ka caktuar Dorin Recean, një akademik dhe politikan, ish-ministër i Brendshëm, në detyrën e kryeministrit të ri të vendit.
Vendimi erdhi pas dorëheqjes së kryeministres Natalia Gavrilita që deklaroi se kirzat e shumëfishta të provokuara nga agresioni rus në Ukrainë kishin sjellë një dështim. Qeveria moldave është përballur me krizë energjetike, inflacion dhe paaftësi për të penguar dhunimin e hapësirës së saj ajrore.
Autoritetet belge arrestojnë eurodeputetin Marc Tarabella
Autoritetet belge kanë arrestuar eurodeputetin Marc Tarabella i përfshirë në skandalin "Qatargate". Arresti vjen pas përjashtimit të tij nga Partia Socialiste dhe pas heqjes së imunitetit të enjten bashkë me eurodeputetin Andrea Cozzolino.
Zëdhënësja e PE-së, Delphine Colard nuk pranoi të komentonte arrestin që lidhet me akuzën për shkeljen e ligjit belg për korrupsion, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash.
BE-ja njofton Konferencë Donatorësh për Turqinë dhe Sirinë në muajin mars
Komisioni Europian ka njoftuar se do të zhvillojë në muajin mars një konferencë donatorësh për pasojat e tërmetit në Turqi. Njoftimi është dhënë nga kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson, pasi Suedia mban presidencën e radhës së BE-së. Von der Leyen ka bërë të ditur se deri më tani, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së janë dërguar në Turqi 31 ekipe kërkimi dhe pesë ekipe mjekësore nga 23 vende.
Hije skandali për organizimin e Botërorit 2030
“Politico” shkruan për atë që e quan një plan i sauditëve për të blerë Kupën e Botës në futboll. Pra të drejtën e organizimit të saj në vitin 2030. Sauditët raportohet se i ofruan Greqisë dhe Egjiptit ndërtimin e stadiumeve të reja në këmbim të votës pro për organzimin e kampionatit botëror në vitin 2030.
Korrupsioni në PE, një problem i socialistëve
Skandali i korrupsionit që përfshiu përfaqësues të Parlamentit Europian, po kanalizohet në funksion të intresit politik, duke dëmtuar kështu klimën për drejtësi. Sekretari i Partive Popullore Europian, grupim që mbledh parti të qendrës dhe të djathta, Thanasis Bakolas, është shprehur në një intervistë për "Politico" se :
Ky është një problem i socialistëve