100 miliardë euro për mbrojtjen europiane

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 15:14

Komisioneri i ri europian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, ka kërkuar një buxhet 100 miliardë euro për mbrojtjen, një shifër që përfaqëson 10 fishin e buxhetit aktual. Kërkesa është cilësuar “revolucionare” dhe lidhet me situatën e sigurisë të krijuar nga invazioni rus në Ukrainë. Kubilius është komisioneri i parë europian për Mbrojtjen dhe ai përfaqëson një vendim për të grupuar industrinë europiane të mbrojtjes, rritur shpenzimet dhe për të dërguar më shumë armë në Ukrainë.

Ne duhet të jemi gati për mundësinë e një agresioni rus. Nëse dështojmë në Ukrainë, atëherë sigurisht që mundësia e një agresioni rus ndaj një anëtari të BE-së rritet. Ne jemi më mirë të përgatitur në luftën konvencionale sesa në mendjet e njerëzve tanë

ka thënë ai duke nënkuptuar edhe të ashtuquajturën luftë hibride të Rusisë.

Kërkesa buxhetore e tij vjen ndërkohë që presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka deklaruar se në dekadën pasuese do të alokohen 500 miliardë euro për mbrojtjen europiane.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Vetem gjermania deklaroi se do alokoje 100 miliarde per ushtrine, jo shume perpara. Qindshja e ketij nuk duket si shume revolucionare. Kurse ajo qe kerkoi von der Leyen nuk me duket si dicka qe duhet marre shume ne konsiderate. Franca a gjermania shpenzojne ose si anetare te NATOs ose si qeveri se ashtu ia merr mendja. Pak e veshtire qe te shtrihen detaje te tilla ne tavolinat e Ursulea

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.