Fundi i Perëndimit do të vijë

Postuar në 05 Dhjetor, 2024 18:50

Përveç Rusisë që flet për “Perëndimin Kolektiv” dhe rënien e tij, tashmë ka nisur të flasë edhe presidenti turk, Erdogan. Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Shtatë Fetar në Ankara, më 26 nëntor, Erdogan citohet të jetë shprehur se:

Progresi i Perëndimit, i ndërtuar mbi gjak, lotë, masakra, genocid dhe shfrytëzim – dhe e theksoj – ka arritur përkohësisht të dominojë qytetërimin hyjnor të Lindjes që ka në bazë njeriun  

Ai ka shtuar se dita do të vijë për fundin e këtij qytetërimi që përfaqëson një:

parantezë të progresit që përjashton njerëzoren dhe të shenjtën

Po ashtu presidenti turk ka folur edhe për atë që e ka quajtur kultura tekno-digjitale që nuk ka lidhje vetëm me argëtimin por me akumulimin e një sasie të jashtëzakonshme parash që ndikon në plan afatgjatë në botë.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ja, foli edhe Sulltan Murati, prite kur te filloje Rrethimi i Krujes tashti....

Submitted by Aqif (not verified) on

Ky palaco i ka kafshuar nga mbrapa si Perendimin ashtu edhe Lindjen.
Po fundi i tuj kur do te vi?
E dogji Sirine per se dyti. Terroristet e TASH i ka armatosur sic beri para 14 viteve, edhe kete rradhe tok me Israelin dhe SHBA i nisi perseri te djegin Sirine. Nuk ka turp, i ka plasur cipa. Por nje dite kanibalet takfirist te TASH do t'i kthehen Turqise se Sulltanit dhe do t'a djegin sic bejne tashti ne Siri.

Ky surrogato qe i "vjen" keq per Palestine e Liban, ky pleher qe ndan krevatin me Netanyahun. Ky i pacip.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.