Nuk u harrua për tri ditë. Presidenti kërkon hetim parlamentar për Bankën e Shqipërisë

Postuar në 01 Gusht, 2024 16:24

Një ditë më parë presidenti i Republikës Bajram Begaj kërkonte nga Kuvendi i Shqipërisë heitm paralmentar për Bankën e Shqipërisë rreth skandalit të mikrokredive. Në një letër drejtuar legjislativit ai ndër të tjera shprehet:

Në mars të vitit 2016, Banka e Shqipërisë njohu gjendjen e faktit (shoqëritë e mikrokreditit kishin blerë kreditë me probleme të bankave, pa kërkuar lejen e BSH-së) dhe vendosi ta ligjërojë praktikën, duke modifikuar rregulloren. Por ky rregullim dëshmonte inkoherencë.

Nga njëra anë, Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së vendosi të njihte blerjen e kredisë si një nga format e kredidhënies (d.m.th. deri në këtë datë kjo praktikë nuk ishte kredidhënie), sikurse njohu dhe pranoi në rrethin e subjekteve që mbikëqyr “subjektet financiare jobanka që blejnë kredi me probleme”.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë nuk ndërmori asnjë masë për veprimin jashtë kushteve të licencës nga shoqëritë e mikrokredisë që kishte licencuar deri në këtë datë. Kjo formë e “tolerancës institucionale” ndaj subjekteve nën mbikëqyrje meriton të trajtohet me instrumentet e komisionit parlamentar, për të ndikuar që vigjilenca e të gjitha enteve të pavarura mbikëqyrëse ndaj praktikave të kësaj natyre të rritet, sepse dalja nga kushtet e licencës, pa pasur frikë se mekanizmi ligjor të ndëshkon, nuk ka se si të jetë fenomen ekskluziv financiar

Sot Banka e Shqipërisë ka shpërndarë një përgjigje që ripërmbledh ato që ka deklaruar më herët Guvernatori Sejko e që në pak fjalë janë: Banka ka vepruar brenda legjilsacionit në fuqi dhe akteve rregulluese, Banka ka kompetencë dhe fushë veprimi deri në momentin kur vepron me akt gjykata. Banka po ashtu vë në dukje se po punon në bashkëpunim me Bankën Botërore për të përmirësuar legjislacionin.

Çështja është se edhe Begaj, letrën e të cilit e kanë shkruar këshilltarë që njohin fushën mesa duket, cilëson pikërisht MOSVEPRIMIN e Bankës së Shqipërisë, jo veprimet e saj. Vetë ligjërimi i faktit i një aktiviteti financiar nën parimin “çfarë nuk ndalohet lejohet”, është një nga minuset e Guvernatorit dhe Bankës që në finale ka detyrë kryesore mbikëqyrjen dhe rregullimin. Tashmë po flasim për pasoja në jetë njerëzish jo për libra llogarish të fshirë dhe është e qartë se apeli i Begajt që nuk dihet nga origjinon dhe për cilën arsye i drejtohet edhe opozitës, brenda së cilës ka patur lobim të fortë, edhe nga Penxherja, që çështja të mos hapet.

s.zaimi

Comments

Submitted by Flora keci (not verified) on

Nuk eshtr vetem gjente Sejko qe vjedhje por nami i be nga vdekja e nje personi ne dyert e spaku per pune e nje kredie qe ja quajtën te pashlyer dhe Dum Dumani nuk pranoi te priste qytetarin vetem per te bere karshillëk pse eshtr ne pushtet turpe edhe njehere thirrja per Keta pushtetar jepni dorëheqjen para se meqen vone mos provokoni qytetarët fundja ata folën ate dore ne shesh dhe dje para bashkise

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.