Rezolutat venë e vijnë. Ka parti politike në Serbi që duan të lëshojnë sovranitetin e vendit

Postuar në 08 Shkurt, 2024 18:05

Serbia e Aleksander Vuçiçit ngjan se po zhytet në një klimë toksike politike, ku mosmarrëveshja për pushtetin po ndan vendin. Kjo u duk që gjatë fushatës elektorale të fundit me mënyrën sesi palët iu adresuan njëra-tjetrës, ndërkohë që marrëdhëniet u acaruan pas zgjedhjeve kur vëzhgues ndërkombëtarë nisën të kritikonin procesin dhe të flisnin për manipulime elektorale.

Sot kemi një rezolutë të Parlamentit Europian që i cilëson zgjedhjet të deformuara dhe kërkon vlerësim ndërkombëtar të tyre. Mirëpo kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka deklaruar në rrjetin social “X” se:

Rezolutat venë e vinë. Kjo nuk është e fundit, por do të kujtohet përgjithnjë se pati parti politike në Serbi dhe njerëz që kërkuan abrogimin e sovranitetit të vendit

Kështu, elita drejtuese e Beogradit sot, po e lidh pushtetin e vet me shpresën e fundit që Serbia të jetë e pavarur, një nocion ky i ngulitur si prerogativë ekzistenciale e këtij shteti që në finale duket se që këtu e gjeneron krizën permanente në marrëdhëniet me fuqitë e mëdha.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ore kaq te lodhur paskan qene keta te europes kur ishin zgjedhjet tona sa pertuan te firmosin nje rezolute?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.