OKB: 25 mijë viktima në Gaza. 70% janë gra ose fëmijë
Numri i viktimave në Rripin e Gazës ka arritur në 25 mijë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 70% e tyre, pra rreth 17 000 janë gra ose fëmijë, një tregues ky i llojit të operacionit që po kryhet nga ushtria izraelite. Ndërkohë numri i të vrarëve në radhët e ushtrisë izraelite është 195.
Ndërkohë sipas burimeve mediatike turke, ministri i Jashtëm i Turqisë, hakan Fidan, dikush shef i shërbimeve sekrete, është takuar me kreun e HAMAS-it, Ismail Hanyieh në të cilin thuhet se është diskutuar mundësia e ndalimit të luftimeve, rritja e ndihmave humanitare dhe lëshimi i pengjeve.
Add new comment