Kosovë/Tre të arrestuar për trukim ndeshjesh basketbolli. Asnjë koordinim me Perëndimin për hetimin
SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë reaguar përmes selive të tyre diplomatike dhe Ministrive të Jashtme për vendimin e fundit të qeverisë Kurti në Prishtinë që shpalli si terroriste dy organizata serbe. Të trija vendet ankohen se qeveria Kurti nuk është koordinuar me ta, çka lë të kuptohet se vendimi në fjalë hyn si argument në listën e argumenteve serbe kur vjen puna te ndërmjetësimi i dialogut.(E kemi pak si pa qejf xhaxhi Sandrin).
Mirëpo rasti i tanishëm me rastin e dislokimit të forcave speciale në Veri ndryshon, pasi nëse në rastin e parë u ngrit alibia se u provokua një situatë e ndezur për të cilën u desh ndërhyrja e KFOR, në rastin e tanishëm, askush nuk mund të thotë se një qeveri nuk paska të drejtë të zbatojë Kushtetutën edhe për këtë gjë, vetëm e vetëm se dy grupet në fjalë përbëhen nga serbë. Qeveria Kurti nuk ka ndërmarrë masa ndal Listës Srpska, as subjekteve politike serbe, as ndaj qendrës kryesore propagandistike në Kosovë, Manastirit të Deçanit(që ka gjithë të drejtën ta bëjë); ka vepruar ndaj grupimeve ilegale. Si të koordinohesh me qendrën e botës edhe për këtë gjë?
Ankesa e shteteve në fjalë në fakt tradhëton pozitën e tyre të vështirë në dialogun me Serbinë, paaftësinë dhe pamundësinë e tyre për të presuar realisht mbi Aleksander Vuçiç, që mundet të nxjerrë si sebep për të devijuar edhe arrestimin e çdo serbi, pavarësisht flagrancës së aktit të tij. Ndaj ky epsido e zbardh më së miri sesa i deformuar është ndërmjetësimi aktualisht përderisa disa ndër shtetet më të fuqishme në botë e kanë për kollaj të presojnë mbi njërën palë, por e kanë thuajse të ndaluar t’I prishin qejfin sadopak presidentit serb. Nuk mund të quhet ndërmjetësim ky, aq më tepër kur në mënyrë analoge askush nuk shqetësohet për raportimet nga Lugina e Preshevës për tjetërsim prone të shqiptarëve që banojnë aty. Kjo nuk provokon asgjë dhe askënd!
Në mënyrën sesi komunikohen këto qëndrime, është e qartë se ato përveçse zbulojnë tensionin në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Perëndimit, nga ana tjetër dëmtojnë autoritetin e perëndimit që nuk ka asnjë zgjdhje reale, por e ka lënë veten të zhytet në një krizë gërryese si ajo e Ukrainës për të dhënë mandej metastaza të rënda padurimi kudo ku është i angazhuar. Në këto kushte nuk ka për t’u çuditur sikur p.sh të kemi kërkesë për koordinim edhe për arrestime banale. Ta zëmë sot njoftohet se në Kosovë janë arrestuar për trukim ndeshjesh trajneri prizrenas Arbnor Rifati dhe gjyqtari i baskebollit, Daut Mehmeti. Nëse një prej këtyre do ishte serb, patjetër që duihej njoftuar Anthony Blinken se kemi të bëjmë me terror të shqiptarëve ndaj serbëve. Groteske dhe mjerane!
s.zaimi
Add new comment