Virgin Orbit shpall falimentin

Postuar në 05 Prill, 2023 22:35

Virgin Orbit, kompania e raketave në pronësi të miliarderit britanik, Richard Branson, ka njoftuar falimentin. Kompania e satelitëve me bazë në Kaliforni ndaloi të gjitha operacionet, në pritje të një blerësi të ri.

Virgin Orbit u themelua në 2017 si “bijë” e kompanisë së turizmit në hapësirë, Virgin Galactic.

Gjatë kësaj kohe, kompania ka lëshuar raketa përmes aeroplanëve të modifikuar Boeing 747 për të dërguar satelitë në hapësirë.

Por në janar, një përpjekje për të dërguar një satelit në orbitë nga Britania e Madhe për herë të parë, dështoi sepse një filtër karburanti rakete ishte shkëputur, duke shkaktuar mbinxehjen e njërit prej motorëve.

Virgin Orbit, e cila u listua për herë të parë në bursën e Nju-Jorkut në vitin 2021, kishte 153.5 milionë dollar borxhe në shtator të vitit të kaluar.

Kompania aplikoi për të përfituar nga i ashtuquajturi Kapitulli 11 për mbrojtjen nga falimenti. Sipas ligjit amerikan, falë Kapitullit 11, kompania lejohet të operojë dhe të kërkojë zgjidhje për problemet financiare, ndërsa mbrohet nga kreditorët, të cilëve u detyrohet.

Nuk janë pak kompanitë që e kanë përdorur Kapitullin 11 si mbrojtje, për t’u rikthyer më pas me pronarë të rinj, pa borxhe dhe me portofol investimi.

Richard Branson është njëri nga pak miliarderët që e kanë zgjeruar perandorinë e tyre në hapësirë.

Në këtë sipërmarrje, ai ka qenë krah Jeff Bezos, i cili ngriti Blue Origin, dhe Elon Musk, që themeloi Space X.

/ BBC /

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.