Ballkani drejt shndërrimit në pikën kryesore logjistike për ushtrinë ukrainase

Postuar në 24 Shkurt, 2023 13:19

Gazeta amerikane “New York Times” shkruan se Pentagoni po mendon të furnizojë Ukrainën me armatim dhe municion duke përdorur ndërmjetës. Dhe me ndërmjetës nënkuptohen shtete si Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, apo edhe Serbia. Mediat serbe e kanë tërhequr lajmin në fjalë si shenjë të një politike që do ta angazhojë de facto vendin në luftë, përderisa e rreshtojnë atë në listën e rajoneve logjistike për ushtrinë ukrainase.

Vendet në fjalë vijnë në vështrim për shkak se ushtria ukrainase mbështetet kryesisht në armatimin sovjetik, pavarësisht furnizimit masiv me armë të sofistikuara nga Perëndimi. Municioni për to prodhohet vetëm në vendet që janë pjesë e ish-bllokuat të Lindjes, nga të cilat vetëm këto vende janë në aleancë me NATO-n.

Gazeta citon burime të vetat sipas të cilave amerikanët po riorganizojnë fabrikat e dikurshme sovjetike në Ballkan, që duket se po shndërrohet në pikë kritike për një luftë që deri më dje dukej larg. Bullgaria është vendi pararojë i furnizimit, Luksemburgu furnizon Ukrainën me armë të prodhuara në Republikën Çeke, ndërkohë që Britania e Madhe ka krijuar një task force sekrete për këtë qëllim. Kujtojmë se Shqipëria është padyshim në listën e vendeve që presupozohet të furnizojnë në këtë drejtim, pasi edhe me nisjen e luftës në Siri, ishte vendi i parë që funizoi kurdët me kërkesë të amerikanëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.