Frika historike po dikton politikën aktive të Europës Qendrore kundër Rusisë

Postuar në 16 Shkurt, 2023 16:33

Polonia është e vendosur të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, si pjesë e një vizioni që lidhet edhe me historinë e rajonit.

Nëse nuk ndihmojmë Ukrainën tani, do të ketë objektiva të rinj për Putinin. Një politikan rus tha së fundmi se Rusia duhet të denazifikojë edhe gjashtë vende të tjera pas Ukrainës, përfshirë Polonisë

është shprehur zv.ministër i Jashtëm i Polonisë.

Nga ana tjetër në opinionin e vendeve të Balltikut apo Europës Qendrore mbizotëron ideja se nëse Ukraina ia del të aneksojë territoret e kapura deri më tani, do të ketë një luftë tjetër. Për këtë arsye frika e një pasigurie është rrënjosur tashmë në disa vende që po riprodhojnë politikën e kundërshtimit aktiv dhe të fortë ndaj Rusisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.