Po shkojmë drejt luftës me sy hapur

Postuar në 06 Shkurt, 2023 17:18

Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se bota po shkon drejt një konflikti më të gjerë në Ukrainë.

Duhet të zgjohemi dhe t’i vihemi punës. Perspektiva e paqes vazhdon të zvogëlohet. Shanset e përshkallëzimit dhe gjakderdhjes vazhdojnë të rriten. Kam drikë se bota nuk po hyn me symbyllur në një luftë më të gjerë, por po e bën këtë me sytë hapur

tha ai gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme.

Sipas tij bota politike dhe ekonomike po vuan tashmë nga një metodë vendimmarrjeje që po mbyt nevojën e një vizioni më afatgjatë.

Sondazhi i radhës, manovra politike e radhës…por edhe cikli i radhës së biznesit, apo edhe çmimi i ditës tjetër i aksioneve. Kjo mënyrë të menduari afatshkurtër, jo vetëm që është thellësisht e papërgjegjshme, është edhe imorale

ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.