Kongresi nis hetimin e rastit të McGonigal

Postuar në 03 Shkurt, 2023 14:04

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka nisur një hetim të vetin mbi ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së në New York, Charles McGonigal. Përmes një letre drejtuar kreut të Byrosë, Christopher Wray, anëtarë republikanë të Komitetit Juridik kanë kërkuar të dhëna për ish-zyrtarin e FBI-së.

Çështja kryesore në vëmendje është ajo e lidhjeve të McGonigal me oligarkun rus, Deripaska, në funksion të zbardhjes së asaj që dyshohet se ka qenë politizimi i FBI-së gjatë ndërrimit të administratës presidenciale në vitin 2016.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.