Frikë në Ukrainë nga ofensiva ruse e pranverës

Postuar në 26 Janar, 2023 15:25

Volodymyr Zelenskiy – ky është emri që duket se do të lidhet me idenë e popullarizimit digjital dhe propagandisitik të luftës së re në Europë. Në një intervistë për “British Sky”, ai është shprehur se Putin nuk ka për të ndaluar në Ukrainë, por do të vazhdojë më tej me vende të tjera.

Deklarata nuk gjen mbështetje në në asnjë lloj rrethane objektive, pasi aktualiasht në vetëm 1 vit konflikt Rusia ka provuar dhe madje pranuar se ka probleme serioze në organizimin e vet ushtarak, me drejtimin dhe madje koordinimin e operacioneve në terren. Ndryshimet e herëpashershme të drejtuesve ushtarakë në terren, sanksionet, humbjet e mëdha dhe vetë fakti i mobilizimit të pjessshëm kur invazioni u përkufizua zyrtarisht  si operacion special, provojnë se mundësitë reale të Rusisë për të përmbushur skenarin e sugjeruar nga Zelenskiy janë të kufizuara me mjete konvencionale.

Ajo që duket se qëndron pas këtyre amplifikimeve mediatike është frika e rezultateve nga një ofensivë e afërt e Rusisë e paralajmëruar për në pranverë. Kjo shpjegon nxitimin e madh për dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë, çka presupozon një përballje të egër në terren. Po kështu Ukraina ka kërkuar avionë dhe raketa me rreze të gjatë që do të thotë mundësi për të goditur territorin rus, një gatishmëri për përshkallëzim kjo që nuk lidhet vetëm me politika mbrojtjeje, por edhe me axhenda më afatgjata ndaj të cilave aktualisht Perëndimi po reziston.

I vetmi element objektiv në këtë frikë është fakti se një sukses ushtarak i Rusisë në Ukrainë së afërmi, me potencialin shpërthyes edhe nga Bjellorusia, nuk do të linte më thuajse asgjë për të negociuar për Kievin, duke krijuar po ashtu në mes të Europës një precendet që nuk trajtohet më dot nga e drejta ndërkombëtare në fuqi. Po kështu NATO vetë do të merrte një goditje serioze si organizatë e sigurimit kolektiv pasi eventualiteti për të cilin po flasim do sillte në kujtesë ngjarjet e 1956-ës në Hungari.

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

Dobesia pro-ruse e ndjeshme ne kete artikull perseri per portalin tuaj. Kush e ka mohuar qe Rusia eshte superfuqi ushtarake? Kush ka thene qe nuk ka potencial ta shtype Ukrainen po te perqendroje gjithe zjarrin qe ka? Po pra, kjo eshte frika. Nese Ukraina kthehet ne problem ekzistencial per Rusine ajo behet toke e djegur. Mesazhi per putanen e Kremlinit eshte: Mos guxo!
Nuk ka asgje qe shkon rregullave nderkombetare te lojes nderkohe qe ato shkelen te parat nga shteti shtypes e pushtues (invador ne gjuhen tuaj).
Shqiptaret duhet te shpresojne per nje triumf te Ukraines, cdo perfundim tjeter do ishte mbrapa kthehu per kombin tone te telendosur. Kaq eshte pak por e sigurt! Ne nuk kemi kurre nje aleat te Rusia per shkak se lidhja e saj me armikun tone eshte me shume se e forte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.