Gjermania hap rrugën për eksportimin e tankeve Leopard në Ukrainë

Gjermania ka hapur rrugën për eksportimin e tankeve “Leopard” drejt Ukrainës, duke njoftuar se nuk do të vërë veton për furnizimin e Kievit nga Polonia. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka deklaruar në një intervistë për televizionin francez, “LCI” se Gjermani nuk do të ndalojë Poloninë të dërgojë tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë.
Deklarata pason takimine Ramstein, ku Berlini refuzoi të dërgonte tanke të modelit në fjalë në Ukrainë. Njësia në fjalë vlerësohet se ka shumë rëndësi në fushëbetejën aktuale, për shkak të faktit se sipas të dhënave të deklaraura publikisht Rusia po përgatitet për një offensive të gjerë në pranverë. Nga ana tjetër në mbarë Europën ndodhen 2000 tanke të tillë dhe për këtë arsye si dhe të faktit se në krahasim me modele të tjerë kanë kosto më të ulët mirëmbajtjeje, ndërkohë që ka edhe një linjë aktive prodhimi për pjesë këmbimi. Po kështu në dallim nga Abrams të SHBA, Leopard furnizohet me naftë.
Add new comment