Synimi është ndarja e Rusisë Historike

Synimi i Perëndimit është të ndajë Rusinë. Rusinë Historike.
Kështu citohet të jetë shprehur në një intervistë të fundit presidenti rus, Vladimir Putin që ka përdorur termin “Rusi Historike” për të nënkuptuar edhe veprimin ushtarak të nisur më 24 shkurt me invazionin ndaj Ukrainës.
Në të njëjtën intervistë, Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët në proces, për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Qëndrimet vijnë ndërkohë që Kievi ka arritur të marrë sistemin amerikan “Patriot” që supozohet se rrit kapacitetet ushtarake duke vendosur tjetër premisë në konflikt. Mbi këtë çështje, edhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar është shprehur se megjithë përpjekjet e Turqisë, lufta në Ukrainë me gjasë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2023.
Add new comment