Diskutim publik: A do gjykohet Vladimir Putin për luftën në Ukrainë?

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 18:13

Historia e gjykimit të luftës dhe krimeve në të, rinis me Ukrainën. Nga 1991 e më pas, përveç Jugosllavisë, nuk ka ndonjë rast që merr në konsideratë një çështje të tillë, duke përfshirë ta zëmë edhe veprimet e Izraelit. Revista gjermane “Spiegel” publikon së fundmi një shkrim që shtron çështjen e gjykimit në gjykatë të presidentit rus, Vladimir Putin. Duke vënë në dukje larminë e opinioneve në Gjermani mbi këtë temë, revista nënvizon se ka shumë probleme politike mbi të. 

Në planin teknik, gjykimet e ekspertëve mbeten sërish në lëmin e paragjykimit politik, pasi një gjykatë që trajton krimet në Ukrainë do të kalojë në lente politike.

Do të preferoja të shihja qeverinë gjermane që kërkon amendimin e statutit të Gjykatës Ndërkomëbtare të Krimeve që lejon hetimin e agresionit edhe pa lejen e agresorit

citohet eksperti Andreas Schüller.

Christoph Safferling, një professor i ligjit ndërkombëtar në universitetin e Erlangen-Nürnberg është shprehur i dyzuar për shkak se ngritja e një gjykate, nëse do të bëhet, duhet të trajtojë të gjitha krimet e konsumuara në luftën e fundit në Ukrainë. Ky diskutim mbetet teorik përderisa vetë pala e dëmtuar, Ukraina, është treguar e rezervuar ndaj idesë në fjalë, për shkak se sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy:

Mjetet ligjore ndërkombëtare janë të pamjaftueshme për të dhënë drejtësi

Teorik dhe në një drejtim politiko-historik, pasi ai reflekton shqetësimin europian që lufta të zhduket në kontinent.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.