Kroacia hyn në Zonën Shengen. Bullgaria dhe Rumania, ende jashtë

Kroacia është pranuar në zonën Shengen dhe pritet të hyjë efektivisht në të duke nisur nga 1 janari 2023.
Mediat në rajon raportojnë se votimi për Kroacinë ka qenë indvidual, pra i ndarë nga Bullgaria dhe Rumania, dy vende, kërkesa e të cilave do të shqyrtohet në një kohë të mëvonshme.
Ka qenë Austria që ka kundërshtuar futjen e dy vendeve të tjera ballkanike gjatë takimit të ministrave të Brendshëm, ndërkohë që Hollanda ka mbështetur hyrjen e Rumanisë, por jo të Bullgarisë.
Add new comment