Nga aspirina, te herbicidet/ Një arsye miliarda dollarëshe për të shkarkuar CEO-n e Bayer
Blerja e Monstantos katër vjet më parë duket se do t’i kushtojë shtrenjtë CEO-së së gjigantit të farmaceutikës, Bayer. Reuters shkruan se ditët e Werner Baumann-it në krye të Bayer janë të numëruara. Nën mbikëqyrjen e tij, grupi me kapital 61 miliardë euro u ka dhënë aksionerëve fitime prej minus 25%. Shkak është bërë ajo që ekspertët e kanë cilësuar si investimi i dështuar i Bayer: blerja e Monsanto-s për 62.5 miliardë dollarë në 2018.
Tashmë duket se ka ardhur koha që gjiganti i farmaceutikës të bëjë një kthesë strategjike.
Tani u takon investitorëve të vendosin nëse do Baumann do të vijojë të qëndrojë në detyrë. Mbledhja e radhës është në prill, por aktorët duket se e kanë humbur durimin vite më parë.
Bayer vendosi të diversifikojë prodhimin duke blerë në vitin 2018 Monsanto, një korporatë amerikane e bioteknologjisë agrokimike dhe bujqësore e themeluar në vitin 1901.
Bayer AG luftoi shumë për të bërë pjesë të grupit Monsanto Co. Por sot, marrëveshja miliarda dollarëshe cilësohet si një nga marrëveshjet më të këqija të korporatave në dekadat e fundit dhe po kërcënon të ardhmen e kompanisë 156-vjeçare.
Pavarësisht se marrëveshja u firmos në 2018, Baumann kishte treguar interes për Monsanton që në ditët e para që mori detyrën e shefit ekzekutiv të Bayer në maj 2016. Në atë kohë, ai bëri një ofertë për Monsanto-n që ishte projektuar ta kthente shpikësin e aspirinës në biznesin më të madh në botë të shkencës së bujqësisë.
Produkti më i njohur i Monsanto-s është Roundup, një herbicid me bazë glifosati, i zhvilluar në vitet 1970. Pikërisht ky produkt, në vitin 2019 ia reduktoi Bayer-it vlerën e tregut me të paktën 30 miliardë euro për shkak të padive nga mijëra amerikanë, të cilët e fajësonin si shkak të shfaqjes së kancerit.
Por ky nuk është i vetmi problem. Divizioni Bayers Crop Science, i cili prodhon fara dhe pesticide, ka të ngjarë të rrisë linjën e tij kryesore me 9% gjatë tre viteve të ardhshme, sipas parashikimeve të Refinitiv, i ndihmuar nga rritja e çmimeve të grurit për shkak të luftës në Ukrainë. Por kjo është më e keqe se rivalja amerikane Corteva, e cila po shikon një rritje prej 15%. Dhe divizioni farmaceutik i grupeve po përballet me humbjen e deri në 40% të shitjeve të saj nga skadimi i patentave të barnave në vitet e ardhshme. Rritja e të ardhurave pritet të bjerë nga 5% këtë vit në më pak se 2% në 2025, sipas parashikimeve të Refinitiv.
Add new comment