Rusia nis sulmin ushtarak ndaj territorit të Ukrainës

Postuar në 24 Shkurt, 2022 07:58

Rusia ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotshëm një sulm ushtarak ndaj territorit të Ukrainës, menjëherë pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi  operacionin. Ukraina ka deklaruar  se Rusia ka nisur një pushtim të plotë të vendit, ndërkohë që raportimet e para flasin për përqendrim sulmesh me raketa në Luhansk, Donetsk, Mariupol dhe Kharkiv. Shpërthime janë dëgjuar edhe në Kiev, teksa flitet se trupa ruse kanë zbarkuar në bregdetin jugor të Ukrainës. Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, sulmet ruse kanë goditur trupat kufitare dhe pika të infrastrukturës përfshirë kapanone të ushtrisë në Kiev.

Vetë Putin në fjalimin e tij ka sqaruar se:

Rusia nuk ka plan për pushtimin e Ukrainës, por ne do të reagojmë menjëherë ndaj kujtdo që përpiqet të na pengojë në këtë operacion

Gjasat janë se Kremlini në fakt ka në mendje aneksimin territorial të dy rajoneve të shumëpërfolura që kanë kërkuar formalisht pavarësinë, ndonëse aktualisht po flitet me të madhe për një pushtim në shkallë të gjerë. Reagimet e para kanë qenë të gjithanshme nga Perëndimi që ka dënuar sulmin ushtarak që ka sjellë reagim shumë negativ edhe në tregjet ndërkombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.