Akademia e Barinjve/Blegtorët: Delja të mëson vetë
MCN Tv ka përgatitur një kronikë për idenë e ministres Frida Krifca për krijimin e një akademie për çobenjtë. Flasin blegtorë të zonës së Gjirokastrës, e njohur për prodhimet blegtorale, të cilëve u duket e çuditshme që të ketë një shkollë për çobenj, pasi si i thonë një fjale, krrabën njeriu e mëson vetë si dyfekun.
Me shumë diplomaci dhe pa inat, pa ironi madje, blegtorët kanë refuzuar budallallëkun e një ministreje duke na kujtuar të gjithëve se stresi dhe aciditeti i Tiranës duhen lënë të shkojë, e të tretet nga koha pa i dhënë rëndësi më shumë nga sa duhet.
Add new comment