Britani e Madhe/Gjykata pezullon projektin e tunelit nën Stonehenge
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2021/07/_115384649_stonehengea303tunnelplanpicpamedia_2021_07_31_14.jpg?itok=lrZ-CQf3)
Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur të pezullojë ndërtimin e një tuneli 3.2 km nën sitin e njohur arkeologjik të Stonehenge.
Qeveria britanike kishte dhënë miratimin për tunelin me një kosto 1.7 miliardë stërlina me synim shkurtimin e rrugës dhe zgjidhjen e problemeve të trafikut, por gjykata ka çmuar se vendimi i ekzekutivit ka qenë i paligjshëm në dy drejtime: projektit i mungonte vlerësimin për ndikimin në sitin arkeologjik dhe se qeveria ka dështuar të konsiderojë alternative të tjera në përputhje me Konventën e Trashëgimisë Botërore.
Qeveria ka reaguar duke shprehur zhgënjimin e vet për vendimin duke u shprehur se po mendon dhe vlerëson se çfarë duhet të bëjë.
Add new comment