Perëndimi nuk nxitohet me Turqinë: Është jashtëzakonisht e rëndësishme

Postuar në 10 Mars, 2021 12:23

Pas lajmit se SHBA po mendon Turqinë si vendin organizator të bisedimeve të paqes për Afganistanin, një tjetër mesazh vjen nga Perëndimi që duket se nuk ka ndërmend të gabojë me Ankaranë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar gjatë një diskutimi online me përfaqësues të universitetit të Stanford se:

Turqia është ekstremisht e rëndësishme

Stoltenberg dha këtë përgjigje ndaj pyetjes nëse Turqia duhet përjahstuar nga NATO për shkak të marrëdhënieve mes presidentit Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. 

E pranoj se ka sfida, por mendoj se gjëja më e mirë është të adresohen ato si aleatë të NATO-s brenda saj, hapur dhe ku NATO të shërbejë si platformë për gjetjen e rrugëve për reduktimin e tensioneve dhe hedhjen e hapave pozitivë në drejtimin e duhur

citohet më tej Stoltenberg.

Ky mesazh nënkupton se Turqia do të tolerohet në disa gjëra që deri më dje mund edhe të ishin të pamendueshme, si p.sh blerja e armëve me rëndësi nga Rusia dhe që vendosin sistemet e NATO-s në dizavantazh. Po kështu Turqia është ndoshta ndër të paktët anëtarë të NATO-s që ndjek politikë sigurie të pavarur dhe të pakoordinuar me aleancësn jashtë Europës. Përvec Turqisë, vetëm Franca ka provuar të luajë në këtë drejtim me përfshirjen në Mali dhe disa përpjekje në Libi, Liban dhe Siri.

Ndërkohë NATO nuk ka bërë asgjë për të ndërmjetësuar një krizë në zhvillim mes Turqisë dhe Greqisë,  duke lënë ndoshta me qëllim konfliktin si zgjidhje. Së fundmi, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, Omer Celik, ka akuzuar Greqinë se po përpiqet të ndërtojë aleanca kundër vendit të tij, menjëherë pasi Athina zyrtare arriti një kompromis me Egjiptin për zonat e kërkimit të gazit dhe naftës në Mesdheun Lindor.

Kur këto vende të kenë ikur nesër, Greqia do të mbetet vetëm sërish me Turqinë në këtë rajon. Për këtë arsye Greqia duhet të kërkojë për një marrëveshje të negociuar në tavolinë, duke respektuar Turqinë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore

tha ai.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Eshte e rendesishme sepse ne Libi, Siri, Somali, Kaukaz dhe Irak ka vendosur rregull dhe disipline me fuqine e saj dhe po ashtu edhe me investime. Aty ku, NATO dhe SHBA mbollen varferi e mjerim me politiken e tyre kaos&anarki.
20 vjet qe Amerika vrau e dogji njerez te pafajshem ne Afganistan me politiken e saj makakabre, a nuk mund ta bente kete terheqje atehere?! Mijera jete do te kishin shpetuar. Per pak sa edhe LIbia nuk pati fatin e Irakut dhe te Afganistanit.
Aty ku SHBA me UK dhe Francen shkojne per te diktuar dhe vendosur ligjin e tyre te kolonizatorit, Kina,Rusia dhe Turqia shkojne dhe ndertojne per te permiresuar gjendjen e popullsise dhe po ashtu per te bere bisnes, pa nderhyre te punet e atij vendi. Jemi nje shek XXI dhe vetem vendet si Shqiperia kenaqen dhe statusin e skllavit, Afrika dhe Linda e mesme nuk e durojne dot me. Sic edhe udheheqesi shpirteror i irakut, Sistani i tha Papes para nje jave: “ne rast se nuk jemi vellezer ne nje fe, jemi te barabarte perpara Krijuesit”.
Por, vendet si Franca, akoma shohin dhe gjykojne me miopizmin e kolonizuesit, vendi I rradhes pas Libise qe Makaroni por kerkon te destabilizoj eshte Senegali ku, ku I pari me hajdutet e veshur si bisnesmen po vjedhin ekonomine e ketij vendi ne kete kohe pandemie.

Submitted by Ardian (not verified) on

E kam te veshtire te mendoj qe ate pyetje shefit te NATOs tia kete bere nje jo grek.
Padyshim qe eshte e rendesishme, pasi psh per here te pare pas revolucionit bolshevik, ne Kaukaz gjenden ushtaret e NATOs. Berballe Rusia. Ne Libi humbi strategjia franceze me gjithe thaset e parave te emirateve. Ka shume qe po e mendojne se Franca duhet ti beje leshime Turqise, pasi kjo e fundit po ndikon bindshem qe Greqia te shpenzoje 4-5 here me shume se normalisht per blerjen e armatimeve kryesisht franceze. Dhe sic dihet nga te gjithe ata me njohuri ne kete fushe, Greqia nuk po shpenzon per te fituar dicka, por ne shansin me te mire, po mundohet vetem te siguroje pak me shume ato qe tashme zoteron. Nese ndodh ndryshimi i qeverise ne Izrael, askush nuk mund te thote sa do te zbuten marredheniet me Turqine. Te gjithe e dashurojne tregun 83 milionesh te gazit izraelit. Egjipti, kundershtari i thekur i Erdogan, nuk preku zonat qe Turqia i quan te sajat ne det me gjithe kerkesat greke. Turqia falenderoi 2-3 here per kete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.