Emigranti: Shteti na gënjeu!
Fermerët braktisin tokat/ Prodhimet hidhen, ish-emigrantët: Do kthehemi nga erdhëm.
Ky është titulli i një lajmi që ka publikuar sot Top-Channel që zbulon përvojën e hidhur të emigrantëve shqiptarë që provuan të investojnë në Shqipëri. Në invers të videove të kryeministrit që në Facebook e vet promovonte përvoja njerëzish të ndryshëm me ëndrrën shqiptare, materiali sjell një rast që dëshmon një realitet të hidhur. Ndër të tjera.
Unë jam Kastriot Hoxha, jam kthyer në 2014. Kam investuar të gjitha të ardhurat e mia këtu, por jam zhgënjyer totalisht. Shteti nuk na ka ndihmuar fare me asnjë subvencion, ne e blejmë plasmasin me TVSH, thotë që ka ulur çmimin e imputeve bujqësore ne nuk e kemi ndjerë fare, naftën e blejmë me 180 Lekë. Korentin e paguajmë me 146-147 Lekë si biznes, por çfarë biznesi jam unë?! Kemi edhe tarifën e TVSH-s brenda sikur shohim televizor tek sera, unë e paguaj njëherë atë për në shtëpi.
Kam aplikuar tek AZHBR-ja, por thonë që ta përfitosh subvencionin duhet që serat të jenë 2 metra e 80 centimetra. Si 99% e fermerëve i kam serat diellore.
Po nuk pata mbështetje nga shteti do të iki atje ku qesh. Do i braktis serat
Pra Kastrioti do ikë nëse shteti nuk e mbështet. Ndonëse një përvojë nuk mund të përgjithësohet siç bën televizioni në fjalë, duhet thënë se raporti i çdo njeriu me administratën është në pikën më të ulët. Aq sa nga Italia u kërkua komision dypalësh për trajtimin e problemeve të investitorëve italianë në Shqipëri. Më keq se kaq mund të shkojë?
Kush do ta përtypë përrallën e rilindjes në bujqësi dhe zgjerimit të eksporteve, apo rigjallërimit të sektorit? Ndoshta me minishengenin në Shqipëri do të vërshojnë produktet rajonale dhe kështu do të zgjidhet edhe problemi kryesor: mbushja e tregut. Sepse të gjitha të dhënat flasin se për investitorët nuk ka klimë mikpritëse në Shqipëri.
Comments
Eshte shume e shume me keq
Eshte shume e shume me keq gjendja!
Thjesht fare, eshte si me cdo fushe tjeter!
Sa i perket bujqesise jane me dhjetera mijera familje te cilet nuk pajisen as me Certifikate Pronesie!
Jane dy rruge: o mbijeton Paria Kriminale dhe merr fund Shqiperia!
O nxirren jashte ligjit PD PS e LSI e mbijeton Shqiperia.
Add new comment