Tenistja, historia e një fotografie që popullarizoi tenisin
Një foto e quajtur “Tenistja” është shitur në miliona kopje që nga viti 1976 kur u realizua. Ideja i erdhi fotografit Martin Elliot i cili bindi të dashurën e tij, Fiona Butler të pozonte për një seri fotosh përmes të cilave shpresonte të krijonte një poster të suksesshëm. Fotoja që paraqet të dashurën e tij me shpinë, të veshur me uniformë tenisteje, me një dorë që ngre fundin e palës së fustanit mbi vithe, duke mpleksur erotiken, sportisten, femrën dhe shkujdesjen qëlloi një sukses i vërtetë. Fotoja u realizua në oborrin e universitetit të Birminghamit dhe u publikua së pari në një kalendar të Athena-s në vitin 1977. Kompania, duke parë suksesin mori të drejtat e shitjes për 2 dollarë copa.
Fiona Butler u nda nga Elliot tre vjet më vonë thotë se nuk ka marrë asnjë të ardhur nga fotoja dhe se është krenare për foto ikonën e realizuar mbi pamjen e saj.
U bë një nga ato fotot të cilat çdokush i njeh dhe i ka parë. Më pëlqen fakti se qarkullon një lloj misteri për të. Mendoj se kjo e ka ndihmuar jetëgjatësinë e saj, sepse njerëzit vazhdonin të pyesnin nëse pas saj fshihet ndonjë person i famshëm
shprehet ajo.
Fustani dha raketa e asaj fotoje u vunë për shitje në vitin 2014 në ditën e finales për femra të Wimbledon. Fustani, i qepur me dorë u shit për 15 mijë stërlina, raketa për 1000-2000 stërlina. Fotoja vetë është pjesë e muzeut të Wimbledon, meqenëse edhe ajo u shkrep në një ditë finaleje të këtij turneu.
Add new comment