Refuzim në masë i kredive për individët dhe bizneset
Bankat janë shfaqur më të shtrënguara sa i takon kreditimit. Norma e refuzimit të aplikimeve në gjysmën e parë të këtij viti u rrit në 14%, nga 11% që kishte qenë në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar.
Rritja e normës së refuzimit gjatë periudhës, ka ardhur sidomos në segmentin e individëve, ndërsa për bizneset kjo normë është ulur ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë fakti që mbi 80% e aplikimeve miratohen tregon se shtrëngimi i kredisë bankare nuk duket të jetë në përmasat e perceptimit të krijuar vitet e fundit.
Të dhënat e zbërthyera tregojnë se luhatjet e shkallës së refuzimit mes bankave dhe grupeve të klientëve janë të konsiderueshme. Për bankat vendase, norma e refuzimit të kredisë është ndjeshëm më e ulët krahasuar me bankat e huaja, për të gjitha kategoritë e klientëve. Sipas shifrave të fundit, bankat shqiptare kanë refuzuar vetëm 7% të aplikimeve për kredi, ndërsa bankat e huaja kanë refuzuar një pjesë shumë më të lartë, me 18.7%.
Add new comment