Legjitimiteti i dyshimtë i një date, delegjitimim i zgjedhjeve
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/06/eff1414e-8324-49e9-aea6-6b0d9225d068_2019_06_13_14.jpg?itok=cfS1c4cJ)
Zgjedhjet e 30 qershorit duket se do të jenë asgjë më shumë se fasada e një vullneti të njëanshëm politik. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndarë në qëndrimet e veta për sa i përket dekretit të fundit të Presidentit të Republikës që shfuqizon datrën e zgjedhjeve të caktuara me një dekret të mëparshëm. Kryetari i Komisionit, Klement Zguri ka deklaruar se institucioni duhet të ndalë punën e nisur për zgjdhjet sepse dekreti i kreut të shtetit është botuar në Fletoren Zyyrtare:
Kush mundet të më thotë, akte të pavlefshme vendosen në fletoren zyrtare të shtetit? Personalisht nuk dua të merrem me të drejtën e Metës për dekretin. Kategorikisht! Nga njëra anë kam presidentin, nga ana tjetër Presidenti. Kush jam unë, që duhet t’i ballafaqoj vendimmarrjen e këtyre insitucioneve. I qëndroj mendimit tim! Kjo kërkesë do ta tejkalojë edhe atë që këtu është shkruar dhe kërkuar. KQZ duhet t’i ndërpresë procedurat për zgjedhjet e 30 qershorit
është shprehur ai.
Çfarë zgjedhjesh do të jenë këto edhe nëse bëhen në këtë mënyrë? Kryeminsitri Rama deklaroi sot nga Kuvendi se 30 qershorin nuk e luan as topi, por çfarë do të zgjedhin qytetarët në këtë datë përveç kandidatëve personalë të tij?
Add new comment