Një emër për një gjuhë moderne
Një nga tiparet e Marrëveshjes së Prespës(një dokument i shkëlqyer, sepse të dyja palët kanë shprehur vullnet për të pranuar disa gjëra për të cilat do të kishin luftuar egërsisht në shkuarën) është se gjuha e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të njihet si gjuhë zyrtare dhe se ajo quhet Maqedonisht.
Më vjen mirë që Greqia dhe Maqedonia e Veriut po punojnë së bashku për të zhvilluar një marrëdhënie të mirë, ndonëse siç e kam thënë shpesh, do të kërkojë të paktën një brez përpara sesa fërkimet të zhduken. Gjithësesi, në këtë rast, unë mendoj se do të ishte e mundur të përmirësohej situata duke e quajtur gjuhën që është konturuar në Maqedoninë e Veriut gjatë këtij një shekulli e gjysmë si Maqedonishtja Moderne.
E them këtë sepse kjo do ta dallonte atë nga dialekti antik maqedonas(që nga ana e vet duhet quajtur Maqedonishtja Antike). Ky është një dialekt që nuk mund të rikonstruktohet, sepse maqedonasit antikë, si disa popuj të tjerë në disa zona të përgjithshme, nuk e patën të nevojshme të përdornin shkrimin. Kështu që ajo që ne kemi është një listë me rreth 150 fjalë, të cituara nga shkrimtarë të mëvonshëm dhe ndoshta edhe ato jo të gjitha të artikuluara në mënyrë korrekte, si dhe disa emra.
Është e qartë nga këto të dhëna se Maqedonishtja Antike, ishte një nga dialektet e shumta që fliteshin në këtë zonë në veri të Greqisë moderne dhe që tani quhen dialektet Veripërëndimore Greke. Ata u mbivendosën dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta ndaj është e zakonshme që t’u referohesh atyre si Dialekte më shumë sesa si gjuhë të zhvilluara plotësisht.
Pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh, dialekti Atik që preferohej nga aristokracia maqedonase, njësoj si frëngjishtja preferohej nga aristokracia europiane deri në kohët moderne, u bë gjuha standarde jo vetëm në Greqi, por gjithashtu edhe në botën e zgjeruar greke të krijuar nga këto pushtime. Për këtë arsye çështja për të cilën pyetet kaq shpesh – A flisnin greqisht maqedonasit – është e keqformuluar, sepse nuk ka patur një gjuhë të tillë si Greqishtja përpara kohës së Aleksandrit.
Grekët përdornin dialekte të ndryshme në vende të ndryshme deri në atë kohë. Për këtë arsye është e përshtatshme të flitet për Maqedonishten Antike kur ata i referohen gjuhës së fqinjit të tyre verior.
Burimi: Kathimerini
Përkthimi: ResPublica
Add new comment