Po shtyjnë hetimin apo nuk po hetojnë fare?
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ngriti me të drejtë sot shqetësimin se hetimi ndaj tij po vonohet pa arsye dhe se madje prokurorët nuk dinë sit ë mbyllin dosjen e tij. Dhe siç shkruam për këtë temë paradite, z. Tahiri ka të drejtë. Kodi i Procedurës Penale ia njeh këtë të drejtë çdo personi nën hetim siç mund të lexohet më poshtë:
Mirëpo zoti Tahiri nuk është i vetmi që cenohet nga kjo shkelje të drejtash nga organi i akuzës, që nuk dihet nëse zbaton ndonjëherë ligjin apo jo. Në një kërkesë drejtuar së fundmi Prokurorisë për hetimet ndaj shtetasit O. S., u dha kjo përgjigje zyrtare:
Shkoni me kujdes se kush janë prokurorët që janë përfshirë nga zyra e shtypit të Prokurorisë në grup e-mailin informues. Kjo do të thotë se personat që po merren me këtë dosje nuk janë prokurorë pa përvojë. Si ka mundësi atëherë që një person i arrestuar në nëntor të vitit 2017, po mbahet në një hetim për të cilin na thuhet se nuk ka konkluzione?
Prokuroria thotë se ka bërë sekuestrimin e kartëmonedhave konform KPP-së, pra do të thotë se ajo ka në dispozicion numrin serial të tyre dhe praktika e shumëkujt mëson se për identifikimin e burimit të këtyre parave nuk duhet shumë kohë. Të paktën jo aq kohë sa edhe pas më shumë se një viti një organ i specializuar të deklarojë se nuk ka konkluzion për hetimin. Ky është një skandal më vete që bën pak përshtypje fatkeqësisht në Shqipëri, një vend ku një ish-ministër ankohet se po i zvarrisin procedimin, ndërkohë që për një çështje tjetër, të lidhur ngushtë me dosjen e tij, duket se nuk ka praktikisht hetim fare. Kush po luan teatër në këtë rast?
Lidhur me identifikimin e monedhave, Prokuroria shprehet se:
Se çfarë ka bërë organi i akuzës në këtë rast mbetet një mister që nuk parathotë ndonjë gjë të mirë.
Add new comment