Nuk i ecën me kandidaten për ambasadore në Shqipëri

Komisioni për marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan ktheu tek presidenti Trump kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Kandidatura e saj ka qëndruar në pritje për shqyrtim në Komisionin e Jashtëm që prej 9 korrikut 2018 kur u propozua zyrtarisht nga presidenti Donald Trump.
Refuzimi ngre akoma më shumë pikëpyetje pasi Komisioni i Jashtëm i Senatit kontrollohet nga republikanët dhe jo nga demokratët.
Zëri i Amerikës thotë se një javë para seancës emri i saj ishte përmendur në një artikull të gazetës Washington Examiner për lidhje të mundshme të një zyrtari të Departamentit të Shtetit me një oligark rus. Që prej largimit të ambasadorit Donald Lu nga Tirana, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri drejtohet nga e ngarkuara me punë, Leyla Moses-Ones.
Add new comment