Pronari i PS-së shkarkon gjithë shokët nga qeveria

Sot Edi Rama ka shpallur pronësinë mbi Partinë Socialiste dhe qeverinë e dalë prej saj. Në logorenë e tij që nuk mbaronte para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, zoti Rama iu kundërvu krititkëve të qeverisjes duke shpalosur suksese të mëdha në drejtimin e vendit prej tij si rritje ekonomike, hapje e 262 mijë vendesh të reja pune, barrë më e ulët fiskale, balancim depozitash në favor të depozituesve të vegjël dhe mbi të gjitha: dhënie fund të tranzicionit.
Por teksa rendiste këto suksese që gërrhasin tashmë edhe në mendjen e tij, zoti Rama ka paralajmëruar se do të largojë të gjithë ministrat që kanë 5 vjet në detyrë. Shqiptarët nuk kanë për të marrë vesh ndonjëherë me siguri se çfarë e udhëheq në vendimmarrje këtë njeri, por një gjë dallohet qartë: Frika. Frika e madhe se i vënë në qendër të akuzave ai do të shndërrohet në lolon e ministrave të tij. Ndryshimet përligjen për efekt korrigjimi, zoti Rama është i vetmi që i bën ato ngaqë punët kanë shkuar shumë mirë. Nuk ka asnjë analizë politike mbi këtë që po ndodh. Këtu hyn në punë psikiatria apo psikologjia ndërkohë që ata që janë aty e që janë nginjur me para publike thjesht rrinë e dëgjojnë.
Më poshtë disa nga ndryshimet e bëra mbi kriterin “jo më shumë se 5 vjet ministër”:
Besa Shahini ministre e Arsimit
Anila Adenaj ministre e Financave dhe Ekonomisë
Gent Caka ministër i Jashtëm
Belinda Balluku ministre e Infrastrukturës
Elda Margariti ministre e Kulturës
Erjon Braçe zv. kryeministër
Bledi Çuçi ministër i Bujqësisë
Eduard Shalsi ministër Shteti
Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Add new comment