Xhuljani optimist për përmbysjen e regjimit në Iran
Rudi Giuliani, një prej avokatëve personale të presidentit amerikan Donald Trump ka kundërshtuar zërat se Uashingtoni nuk po ndjek një politikë që synon të provokojë një ndryshim të regjimit në Teheran.
Ai ka argumentuar se sanksionet Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit po shkaktojë probleme të mëdha financiare në Republikën Islamike dhe mund të çojnë në një "revolucion të suksesshëm".
"Unë nuk e di se kur do t’i përmbysim ata. Kjo mund të bëhet për disa ditë, disa muaj, apo disa vjet. Por kjo do të ndodhë"-tha ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut gjatë një takimi në Times Square me komunitetin iraniano-amerikan.
Komentet e Xhulianit janë në kundërshtim me vijën zyrtare të Uashingtonit, e cila këmbëngul se nuk kërkonë ndryshimin e regjimit në Teheran, por argumenton se sanksionet do të detyrojë Iranin të pranojë kufizime të mëtejshme mbi programin bërthamor, por edhe për të ndryshuar qëndrimin mbi Lindjen e Mesme. Ndërsa Departamenti i Shtetit ka theksuar se Giuliani nuk është shprehur në emër të qeverisë amerikane .
Këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton i tha agjencisë Reuters se Uashingtoni nuk po ndjek një politikë që synon "ndryshimin e regjimit" në Iran, por dëshiron të shohë ndryshime të mëdha në sjelljen e Teheranit.
Irani pretendon se është në përputhje të plotë me kushtet e marrëveshjes së nënshkruar me gjashtë fuqitë e mëdha në vitin 2015. Raporti tremujor i Organizatës Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së muajin e kaluar konfirmoi se Irani vazhdon të respektojë kushtet e Planit të Veprimit të Përbashkët të Integruar (COSM), nën emrin zyrtar të marrëveshjes. Nga ana tjetër udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka akuzuar Shtetet e Gjirit si "kukulla" të SHBA-ve pas sulmit në një paradë ushtarake të shtunën, ku u vranë të paktën 25 persona.
Add new comment