Opozita nis luftën e miellit (Video)
Seanca e kësaj të enjte në parlament u shoqërua me tension pas vendimit të PD-LSI për të përshkallëzuar qëndrimet ndaj kryeministrit.
Deputetë të opozitës bllokuan foltoren e kuvendit me kërkesën për lirimin e 11 protestuesve kuksiane që mbahen të arrestuar si dhe përjashtimin e Edi Ramës nga seanca për fyerje të deputetëve në kuvend. Pas disa ndërprerjesh dhe përjashtimin e tre deputetëve të opozitës, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji që hodhën miell dhe shishe me ujë ndaj kryeministrit kuvendi mbylli punimet.
Add new comment