Policia izraelite rekomandon ndjekje penale për Netanyahun

Postuar në 13 Shkurt, 2018 22:23

Policia izraelite ka zyrtarizuar qëndrimin e saj për hetimet për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të betimit nga ana e kryeministrit Beniamin Netanyahu. Sipas raportimeve mediatike, policia ka rekomanduar ngritjen e akuzave penale për kreun e qeverisë pas një hetimi dy vjeçar. Këto rekomandime do t’i përcillen Prokurorit të Përgjithshëm që do të vendosë nisjen ose jo të ndjekjes penale.

Netanyahu ka reaguar së fundmi kur gjatë një daljeje televizive deklaroi se “rekomandimet e policisë do të përfundojnë në hiç”.

Gjithçka kam bërë ka qenë për të mirën e shtetit të Izraelit. Dhe këtë do vazhdoj të bëj”, citohet ai.

Hetimi përfshin dy raste korrupsioni. I pari njihet si Rasti 1000 ku kryeministri izraelit dyshohet se ka pranuar dhurata nga një biznesmen i pasur në këmbim të favoreve të ndryshme. Shuma e dhuratave sipas mediave izraelite arrin në 280 mijë dollarë ndërkohë që Rasti 2000 lidhet me një përpjekje të Netanyahut për të përfituar mbulim pozitiv nga gazeta “Yedioth Ahronoth”. Në të dyja rastet policia pretendon se ka të dhëna të mjaftueshme që implikojnë kryeministrin dhe për këtë arsye rekomandohet edhe padia penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.